Organizonin luftëra ilegale me qen, arrestohen 9 veta nga Maqedonia dhe Kosova

Picture of Ina Online
Ina Online

02/11/2025

Policia e Manastirit mbrëmë, pak para mesnate, ka ndërmarrë një aksion në fshatin Crneec, ku ka arrestuar nëntë persona nga Maqedonia dhe Kosova, të cilët dyshohen se kanë organizuar luftëra të paligjshme me qen. Kundër të dyshuarve do të ngritet kallëzim penal për keqtrajtim dhe torturë ndaj kafshëve, përcjell INA.

Sipas të dhënave të Sektorit për Punë të Brendshme në Manastir, katër nga të arrestuarit janë shtetas të Kosovës të moshës 49, 43, 48 dhe 53 vjeç, ndërsa katër janë nga Manastiri, të moshës 51, 41, 43 dhe 43 vjeç. Personi i nëntë është një 59-vjeçar nga Shtipi.

Nga sektori për marrëdhënie me publikun pranë SPB Manastir kanë konfirmuar për Agjencinë MIA se personat janë kapur në oborrin e një shtëpie në fshatin Crneec, ku janë zhvilluar luftimet e paligjshme me kafshë.

“Gjatë aksionit, i cili është zhvilluar mbrëmë rreth orës 23:00, policët kanë gjetur një qen të plagosur dhe disa objekte që lidhen me veprën penale. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër të dyshuarve do të ngrihet kallëzim penal për ‘torturë ndaj kafshëve’,” thuhet në njoftimin e SPB Manastir.(INA)

TË FUNDIT

VLEN fiton në 10 komuna, AKI 4 komuna, Kërçovën e merr VMRO-DPMNE

Fisnik Mela fiton në Dibër

Dollnenin e fiton kandidati i VLEN-it përballë kandidatit të VMRO-së

Mendi Qyra: Ne ia arritëm, ne fituam dhe qytetarët e vlerësuan këtë (VIDEO)

Bajram Rexhepi pranon humbjen në Tetovë: Përgjegjësia për këtë rezultat është krejtësisht e imja

Kasami fiton bindshëm, VLEN në Tetovë feston

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË