Lugina në rrezik: Grafitet me emrin e Ratko Mladiq alarmojnë shqiptarët – kërkohet reagim nga Tirana e Prishtina

Picture of INA
INA

08/09/2025

Në qendër të Bujanocit janë shfaqur grafite me emrin e kriminelit të luftës të dënuar për gjenocid në Srebrenicë, Ratko Mladiq, duke u cilësuar si akt i gjuhës së urrejtjes, provokim i drejtpërdrejtë dhe kërcënim serioz ndaj shqiptarëve përcjell INA.

Grafitet janë shkruar në alfabetin cirilik, me simbolin e kryqit dhe shenjën famëkeqe “4C”, që përfaqëson sloganin nacionalist serb. Ky veprim ka ngjallur indinjatë të thellë, pasi përkujton figurën e një krimineli të luftës, përgjegjës për masakra dhe spastrim etnik.

Ky nuk është incidenti i parë i tillë në Bujanoc. Vitin e kaluar, në qendër të qytetit ishte thyer billboard-i i Komandantit të UÇPMB-së, Ridvan Qazimi – Lleshi. Po ashtu, në dy vitet e fundit janë shtuar mbishkrimet me përmbajtje kërcënuese si “Vdekje shqiptarëve”, në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë. Grafitet e tilla janë parë madje edhe në ndërtesa publike, si Shtëpia e Shëndetit.

Autorët e reagimit theksojnë se këto veprime nuk janë thjesht vandalizëm, por tentativë për të mbjellë frikë, pasiguri dhe për të nxitur shpërnguljen e shqiptarëve përmes diskriminimit, asimilimit dhe presionit psikologjik.

Në reagimin e tij publik, Refik Hasani dënon ashpër këtë akt dhe u bën thirrje institucioneve të BE-së dhe OKB-së që të shtojnë prezencën dhe monitorimin në Luginën e Preshevës. Sipas tij, krahas pasivizimit dhe diskriminimit sistematik, shqiptarët në këtë rajon përballen me forma të hapura kërcënimi dhe provokimi.

Ai gjithashtu apelon që Tirana dhe Prishtina zyrtare të reagojnë menjëherë, ndërsa Serbia të marrë përgjegjësi duke dënuar publikisht këto akte që minojnë bashkëjetesën ndëretnike dhe sigurinë e qytetarëve shqiptarë në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë.(INA)

TË FUNDIT

Mexhiti në Dizhon: Takimet me qytetarët janë pasqyra e vizionit tonë për Çairin

Arben Fetai: Shqiptarët kanë vetëm një mesazh – “Kurrë më BDI”

Lazim Destani pret në takim në zyrat e tij në Dubai ekipin menaxhues të “Diaspora Economic Forum”

Të kërkuarit për sulmin terrorist në Banjskë të pranishëm në ndeshjen Serbi-Angli, u përfshinë në dhunë dhe thirrje ‘Kosova është Serbi

Ademi: Vendosja e pllakës së çetnikut serb Vuk, sulm ndaj shtetësisë së Maqedonisë së Veriut

Shqiptarja e Sanxhakut, Amina Nuraj, porosi për bashkëatdhetarët në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË