Lumir Abdixhiku: Mjaft me “mandatarë pa shumicë”, Republika nuk është lojë elektorale

Picture of Ina Online
Ina Online

04/11/2025

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj përpjekjeve për krijimin e qeverisë së re, duke i quajtur ato “shfaqje teatrale” nga mandatarë pa shumicë dhe pa legjitimitet demokratik.

Ja postimi i tij:

Kjo shfaqje teatrale, e mandatarëve pa numra, pa shumicë e pa legjitimitet demokratik, duhet të marrë fund. Republika nuk është material loje për llogaritje të vogla elektorale. Republika mbetet më e madhe se secili prej nesh.

Trajtojeni si të tillë.
Bëhuni të vërtetë!

Shiqoni qytetarët në sy e tregojuni se nuk ka shumicë. Tregojuni qytetarëve se secila parti shqiptare, ka dhënë verdiktin politik, të deponuar tashmë në Presidencë. Ky verdikt është i qartë e është i thejshtë. Sot, matematikisht, me vullnetin e deklaruar politik, nuk ka mundësi për shumicë.

Pse gjithë ky zell për lojëra pa dinjitet minimal politik? A nuk ju duken mjaft 8 muaj vonesë në shtetin më të varfër në kontinent për t’i dhënë vonesa shtesë. A është qëndrimi me çdo kusht në pushtet edhe pa legjitimitet vlerë e re politike e një gjenerate që duhet të sjellë shpresë?

Këto zvarritje janë veç thellime të krizave, për të cilat do të mbahet përgjegjësi politike.

Dua të besoj se Presidentja e Republikës, do të respektojë vullnetin e shumicës shqiptare, para mbledhjeve propaganduese të partive me mandatarë plot por pa shumicë paralamentare. Ky vullnet i është deponuar Presidentes javën që shkoj, haptazi dhe qartë. Dua të besoj, se Presidentja do të deklarojë gjënë më të thjeshtë e më logjike sot: fatkeqësisht, në këtë Kuvend, nuk ka shumicë parlamentare dhe asnjë mbledhje e asnjë partie nuk ndryshon këtë fakt politik.

TË FUNDIT

Haqim Ramadani kërkon takim me Edi Ramën dhe Albin Kurtin

BDI emëron Rina Ajdarin si kordinatore të grupit parlamentar në vend të Blerim Bexhetit

Kallas e fut Kosovën tek vendet për të cilat BE ka vlerësim të përzier

Ashtu siç ka paralajmëruar Mexhiti, pasardhës i tij si zv/kryeministër do të jetë Bekim Sali (VIDEO)

“Kushti për bullgarët në Kushtetutë, gjyqësori dhe korrupsioni”, pikat e forta të raportit të KE-së për Maqedoninë e Veriut

“Shqipëria, progres të pashembullt”/ Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos: Tirana i ka përmbushur ambiciet

ME TE LEXUARA

1

"Kushti për bullgarët në Kushtetutë, gjyqësori dhe korrupsioni", pikat e forta të raportit të KE-së për Maqedoninë e Veriut

LEXO MË SHUMË