Maestro zbulon për herë të parë periudhën më të keqe të jetës (VIDEO)

Iliria News Agency
Iliria News Agency

25/03/2023

Armaldo Kllogjeri gjatë emisionit “Më lër të flas” në Top Channel ka treguar për herë të parë për periudhën e vështirë që ka kaluar kur ishte i ri.

Për shkak të varfërisë ai u detyrua që të emigronte jashtë Shqipërisë duke bërë çfarëdo lloj pune të rëndomtë, por u detyrua të kthehej sërish në Shqipëri për shkakun se nuk mundi të bënte dot letrat.

Armaldo Kllogjeri: Në kohën kur kam qenë unë në emigrim nuk kanë qenë këto kushte që janë sot në Shqipëri sepse atëherë jetesa ka qenë shumë e varfër.

Donald Veshaj: Ti ke ikur shumë i ri?

Armaldo Kllogjeri: Po kam ikur 22-23 vjeç dhe ne sapo dolëm nga sistemi komunist dhe ishim shumë të varfër dhe morëm rrugët e emigrimit si të gjithë shumë shqiptarë. Emigruam me sakrifica, me ato punët e rënda edhe me disa punë që na u krijuan gjatë ndenjes edhe pak më komode, por arsye se pse erdha dhe u riktheva në Shqipëri ishte për çështjen e letrave sepse isha një emigrant që nuk kisha letra në atë kohë.

Romeo Veshaj: Nëse do kishe letra do vazhdoje të qëndroje?

Armaldo Kllogjeri: Absolutisht po. U ktheva, por kur u ktheva ishte një situatë pak më ndryshe sepse rigjeta veten në profesionin që unë përfaqësoj. Mendoj që jemi në një situatë të vështirë, por besoj nëse politika apo drejtuesit e politikës kushdo qofshin të krahëve të ndryshëm të kenë një ndjenjë atdhetare, kjo do ta bënte që ky fenomen të frenohej dhe ne të kishim një rritje shumë të madhe ekonomike duke mos u ndikuar edhe nga faktorët të huaj që duan që Shqipërinë ta shohin gjithmonë kaos.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kuvendi-i-shqiperise

Opozita kërkon interpelancë në Kuvend për dokumentarin e medias italiane, reagon Rama

Spartak Ngjela

Paralajmërohet fundi i Vuçiqit/ Avokati shqiptar zbulon një detaj në përballje me presidenten Osmani!

Aksidenti-600x360

Djali i deputetit shqiptar përplasë me makinë biznesmenin e njohur

Sali Berisha

Berisha, për “RAI 3”: Nuk akuzohem për korrupsion, jam nën hetim për arsye politike

ulqin

VOA : Ulqini pret me shpresë urën që e lidh me Shkodrën

ikja

Të dhënat e trishta/ Të rinjtë po ikin në emigracion, të moshuarit punojnë

modelja klevisa ymeri

Me BMW e shpejtësi 170 km/h,shqiptarja përplas për vdekje dy të rinj (FOTO)

Igli Hasani2

Hasani në Hagë ankesa për shqiptarët në Preshevë

Spartak Ngjela

“Enver Hoxha më thirri, u pendova që s’i shkova”, trondit Spartak Ngjela: Më thanë se do më vriste, i kalova poshtë shtëpisë, ai u ngrit…!

INFO

NA NDIQ