Maqedonia dhe Bullgaria nënshkruajnë marrëveshjeje për ndërtimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar me Bullgarinë

Picture of INA
INA

06/11/2025

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve i Republikës së Bullgarisë, Grozdan Karaxhov, sot do të nënshkruajnë Marrëveshjen për përgatitjen, ndërtimin dhe operacionalizimin e tunelit ndërkufitar të Korridorit 8.

Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në stacionin hekurudhor të Gjueshevës, ku pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të Komisionit Evropian, NATO-s, SHBA-së, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankës Evropiane të Investimeve, si dhe përfaqësues të Bankës Botërore.

Sipas Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, ndërtimi i tunelit hekurudhor do të shërbejë si pikë ndërkufitare lidhëse mes dy shteteve përgjatë Korridorit 8. Gjatësia e projektuar e tunelit është rreth 2.4 kilometra, nga të cilat rreth 1.2 kilometra do të jenë në territorin e Maqedonisë së Veriut.

“Nërtimi i Korridorit hekurudhor 8, përveç rëndësisë ekonomike për vendin dhe rajonin, ka edhe rëndësi strategjike të sigurisë brenda kornizës së NATO-s. Në këtë drejtim, tashmë është ndërtuar dhe vënë në funksion aksi hekurudhor nga Kumanova deri në Bellakovcë”, theksojnë nga Ministria.

Aksi nga Bellakovca deri në Kriva Pallankë është në fazë ndërtimi, ndërsa punimet për përgatitjen e aksit të tretë, nga Kriva Pallanka deri në kufirin me Bullgarinë, janë duke u zhvilluar në mënyrë të përshpejtuar. Ky segment do të përfshijë edhe zgjidhjen e tunelit ndërkufitar.

TË FUNDIT

“Mandatari jam unë”, Mickoski tregon se kur pritet të rikonstuktohet qeveria

Halili: Bilall Kasami e fitoj Ali Ahmetin në Tetovë!

VLEN triumfon në 10 komuna në Maqedoninë e Veriut – Kosova përgëzon suksesin demokratik!

Rritje alarmante prej 116% e tentim vrasjeve gjatë vitit 2024, Shkupi kryeson listën e krimeve

AUV sekuestroi ushqim të pasigurt me origjinë të panjohur në Çuçer Sandevë

Pritet të bëhet zv/kryeministër i parë, kjo është pasuria e Bekim Salit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË