Mbi 300 mjekë shqiptarë vitet e fundit braktisën Maqedoninë

Picture of INA
INA

24/10/2025

Mjekët e rinj që diplomojnë në fakultetet e ​​mjekësisë përgatiten të largohen nga vendi ndërsa janë në studime. Më shumë se 300 mjekë shqiptarë janë larguar nga vendi vitet e fundit dhe tashmë po punojnë në disa nga qendrat mjekësore evropiane.

Por problemi nuk është vetëm në numrin e mjekëve që largohen, por edhe në numrin e vendeve të reja të punës që mungojnë në sistemin shëndetësor.

Duhet të hartohet strategji dhe politikë e mirë shëndetësore për shpërndarje të barabartë të stafit ekzistues dhe punësime në kohë, veçanërisht jashtë Shkupit, thotë kryetari i Shoqatës së mjekëve shqiptarë, Nevzat Elezi.

“Siç thotë Elezi, shumë nga studentët të cilët kanë përfunduar praktikë jashtë vendit, në fund tregojnë tendencë për t’u kthyer dhe për të qëndruar në Maqedoni. Edhe pse askush nuk ka numër të saktë se sa mjekë nga vendi punojnë jashtë, sipas disa të dhënave, rreth 250 largohen nga vendi çdo vit”, tha Nevzat Elezi, kryetar i ShMSH.

Ismaili thotë se largimi i mjekëve nuk lidhet vetëm me pagat, por edhe me kushtet e përgjithshme të punës, trajnimet e vazhdueshme dhe arsimimin cilësor, në mënyrë që të jenë sa më efikas dhe më të përgatitur për sfidat e reja.

Prandaj, thotë ai, është e nevojshme të përmirësohen kushtet, që mjekët të kenë motivimin për të qëndruar këtu. Struga aktualisht po pret qindra mjekë nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe vende të tjera në simpoziumin e 30-të ndërkombëtar të organizuar nga Shoqata e mjekëve shqiptarë nga Maqedonia./ Alsat.mk

TË FUNDIT

OVL-UÇK paralajmëron protestën e radhës në përkrahje të ish-krerëve të luftës

Katastrofë ekologjike në Vardar, shishet plastike pushtojnë lumin

Në prag të sezonit dimëror, depot e peletave janë bosh

Dy muaj padrejtësi për dhunën etnike ndaj dy nxënësve shqiptarë në Tetovë, Prokuroria ende nuk ka ngritur akuzë

FSK publikon pamje mbresëlënëse nga gara “Triumfi Dardan 2025” – kadetët e QSU-së tregojnë forcë, disiplinë dhe bashkëpunim ndërkombëtar

Fatmir Limani apel kërçovarëve: Ruajeni nderin familjar!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË