Lëvizje e re politike në Maqedoni me emrin “Arbëria”

Picture of INA
INA

03/07/2025

Ditën e shtunë, më 5 korrik, në ora 13:00 në Teatrin Shqiptar në Shkup, do të themelohet zyrtarisht Lëvizja “ARBËRIA”, një nismë qytetare që synon të shndërrohet në një platformë të re vetëdijeje dhe veprimi për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë.

Një nga drejtuesit e saj është ish-deputeti dhe ish-kryetari i Sarajit, Bekim Fazliu.

Sipas organizatorëve, “ARBËRIA” nuk është parti politike, por një revoltë e organizuar kundër zhgënjimit politik, manipulimit me aktivistët dhe shfrytëzimit të qytetarit, duke propozuar një format të ri të organizimit të lirë e përfaqësues.

“Lëvizja synon të jetë një thirrje për bashkim, përgjegjësi dhe projektim të së ardhmes, larg kontrollit të individëve apo grupeve që kanë privatizuar kauzat kolektive.
Shqiptarët nuk kanë më nevojë për pronarë të kauzave, por për një organizim të lirë që lind nga shqiptarët dhe punon për shqiptarët”, thuhet në njoftimin e lëvizjes, duke bërë thirrje për bashkëngjitje tek kjo nismë.(INA)

TË FUNDIT

Qenan Aliu: Blerant Ramadani, një figurë me potencial politik

“Do të ketë fabrikë që do të prodhojë energji”, Mickoski tregon planin për deponinë Drislla

Marina Vjollca tregon “problemet” që ka me vajzën

Vuçiç: Serbia do përballet me sfida të mëdha për Kosovën, shkak aleancat ushtarake

Kosova fitoi lirinë, por humbi drejtësinë!

KUSH E SHETI KOSOVËN: RANKOVIÇISTËT APO KURTI?

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË