Nga Mitrovia e shkuar në Turqi dhe e martuar me një turk, Ajteni Krasniqi Ardel ka 27 vite që punon në arkivin më të njohur Arkivin e Perandorisë Osmane në Stamboll, aty ku ka prekur dhe lexuar miliona dokumente të trojeve shqiptare.
Shqiptarja e Mitrovicës ka dhënë mësim në universitetin e Venecias dhe disa universitete të ndryshme të botës.
Ajo ka botuar gjithsej 18 libra. Ajteni tregon se në arkivin ku punon gjendet 60 milion dokumente për Ballkanin.
Ayten Krasniqi Ardel, një nga punonjëset shkencore të Arkivave Osmane tashmë jeton dhe punon në Stamboll. Trupshkurtër por shumë energjike, Ayteni ishte e kudondodhur, pranë monitorëve të asaj salle që ishte e mbushur me studiues nga e gjithë bota.