Memories nuk ruhen më falas! Snapchat prezanton planin me pagesë

Picture of INA
INA

06/10/2025

Snapchat ka njoftuar se do të nisë shërbimin me pagesë për ruajtjen e fotove dhe videove duke nxitur reagimin e përdoruesve. Që prej prezantimit të tij në vitin 2016, aplikacioni ka lejuar arkivimin e imazheve të përmbajtjes së postuar në Memories. Tani përdoruesit që kanë mbi 5 GB imazhe të ngarkuara, duhet të paguajnë. Kompania ka thënë vetëm që ndryshimi do të jetë pjesë e një “prezantimi gradual botëror”. Përdoruesit kanë shprehur pakënaqësi duke e akuzuar kompaninë se po tregohet lakmitare. Snap thotë se “nuk është kurrë e lehtë të kalosh nga një shërbim falas në pagesë”, por shtoi se “kostoja do t’ia vlejë” për përdoruesit.

“Këto ndryshime do të na lejojnë që të vazhdojmë të investojmë për t’i përmirësuar Memories për gjithë komunitetin tonë”, tha platforma përmes një postimi. Sipas saj, mbi një trilionë Memories janë ruajtur nga përdoruesit prej thuajse një dekade.

Përdoruesit që kanë Memories me më shumë se 5 GB duhet të kalojnë në planin me 100 GB. Për abonenëtët e Snapchat+ dhe Snapchat Premium do të ketë më shumë hapësirë. Kompania thotë se do të eljojë 12 muaj arkivë të përkohshme për ata që kanë tejkaluar limitin dhe përdoruesit mund të shkarkojnë përmbajtjet në pajisjet e tyre. Një zëdhënës i kompanisë tha për TechCrunch se plani fillestar me 100 GB do të kushtojë 1.99 dollarë në muaj, kurse në Snapchat+ që kushton 3.99 dollarë do të përfshihet plani me 250 GB. Përdoruesit e Snapchat Platinum do të përfitojnë 5 TB për 15.99 dollarë në muaj.

TË FUNDIT

Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari

Spiunët po zbulohen – pse po hesht opozita dhe a do të ndodhte kjo pa Qeverinë Kurti?

“Një njeri cinik, pa fytyrë, pa karakter”- Pas përplasjes me Osmanin, aktivistja shqiptare nga Sanxhaku sulmon Vuçiqin

Përfundon pa gola përballja Kosovë – Slloveni

Franca merr tre pikë me rezultat 3-0

Gjermania me fitore

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË