Mërgata kërçovare me kërkesa konkrete pêr Fatmir Limanin

Picture of Ina Online
Ina Online

04/10/2025

Gjatë takimeve të zhvilluara në Gjermani me pjesëtarë të shumtë të mërgatës kërçovare, kandidati për kryetar të Komunës së Kërçovës, Fatmir Limani, u përball me kërkesa të qarta dhe të drejtpërdrejta për zhvillim ekonomik, krijimin e vendeve të punës, dhe mbi të gjitha, t’i jepet fund një herë e mirë keqpërdorimit, nepotizmit dhe klientelizmit.

Mërgata kërkoi një model të ri qeverisës, ku qytetarët nuk ndihen më të përjashtuar dhe ku dinjiteti i tyre respektohet përmes veprave e jo fjalëve.

“Kërçova ka nevojë për drejtësi dhe zhvillim të barabartë. Jemi të lodhur nga premtimet boshe dhe emërimet familjare. Duam transparencë, përfshirje dhe mundësi të barabarta për të gjithë,” – u shprehën përfaqësues të mërgatës.
Ata theksuan tri shtylla kyçe për të ardhmen e Kërçovës:

Hapje të vendeve të reja pune, nëpërmjet investimeve dhe përkrahje për ndërmarrjet e vogla e të mesme;

Ndërtimin e spitalit modern në Kërçovë, që do të sigurojë kujdes shëndetësor dinjitoz për qytetarët dhe do të hapë vende të reja pune për profesionistët lokalë;

Ndërprerjen e punësimeve partiake, favorizimeve familjare dhe keqpërdorimeve buxhetore.

Në fjalën e tij, Fatmir Limani u zotua për një model të ri qeverisës që ka në qendër qytetarin, ndershmërinë dhe zhvillimin afatgjatë. Ai paraqiti një platformë që përfshin:

– Investime në infrastrukturë dhe sektorë strategjikë që gjenerojnë punësim të qëndrueshëm

– Ndërtimin e spitalit të ri, si një nga prioritetet kryesore të mandatit të ardhshëm;
– Përfshirjen aktive në vendimmarrje dhe projekte zhvillimore, përmes një trupi të posaçëm për mërgatën!

“Nuk do të ketë më punësime me listë. Do të ketë konkurse të hapura dhe kritere të qarta. Mjaft me padrejtësi dhe mbyllje sysh ndaj abuzimeve. Koha është tani – për një Kërçovë që i shërben qytetarit, jo interesave të ngushta,” – deklaroi Limani.

Tubimi përfundoi me një mesazh të fortë nga mërgata: gatishmëri për të kontribuar në zhvillimin e vendlindjes, por me garanca për drejtësi, profesionalizëm dhe llogaridhënie.
Nesër, Limani do të prezantojë para mërgatës kërçovare në Zvicër programin e tij katërvjeçar për zhvillimin e Kërçovës. Takimi është paraparë të fillojë në ora 15:00.

TË FUNDIT

Ahmeti, Kurtit për deklaratën për gjuhën: Ua bëre zemrën mal anti-shqiptarëve më të mëdhenj (VIDEO)

Mërgata kërçovare me kërkesa konkrete pêr Fatmir Limanin

Zgjedhjet në Kumanovën tonë – A do të dalë vota shqiptare nga skaji i pushtetit, apo do mbetet dekor i pushtetit të shumicës?!

“Stop gjenocidit në Gaza” – marsh në Shkup në mbështetje të Palestinës

Trendafilov: Paga minimale duhet të rritet në të paktën 500 euro

Studentët janë të pakënaqur me 140 denarët për ushqim ditor

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË