Mërgimtarë, kujdes me shpejtësinë gjatë pushimeve në Maqedoni: rrezikoni deri në 3 vjet burg!

Picture of Ina Online
Ina Online

16/06/2025

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë intensifikuar kontrollet rrugore dhe po zbatojnë me rigorozitet nenin 297-a të Kodit Penal, i cili parashikon dënime me burg deri në 3 vjet për drejtim të pamatur dhe të rrezikshëm të automjetit, përcjell INA.

Në bazë të nenit 297-a të Kodit Penal, i cili hyri në fuqi më 15 shtator 2023, çdo drejtues automjeti që drejton në mënyrë të pamatur dhe të rrezikshme, duke tejkaluar ndjeshëm shpejtësinë e lejuar apo duke qenë nën ndikimin e alkoolit ose substancave narkotike, përballet me ndëshkim penal që parashikon deri në tre (3) vjet burg ose gjobë.

Ky nen u miratua si pjesë e një pakete të re masash ligjore që synojnë forcimin e sigurisë rrugore dhe uljen e numrit të aksidenteve me pasoja fatale.

Rastet po trajtohen me serioz

Në javët e fundit, disa shoferë në rajonin e Tetovës janë ndaluar nga policia rrugore pasi janë kapur duke drejtuar automjete me shpejtësi nga 150 deri në 180 km/h, në rrugë ku kufiri maksimal është 80 km/h. Personat e ndaluar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre janë iniciuar procedura penale në përputhje me nenin 297-a.

Policia thekson se sjelljet e tilla konsiderohen si rrezik serioz për sigurinë publike dhe nuk do të tolerohen, pavarësisht nëse bëhet fjalë për qytetarë vendas apo bashkatdhetarë që kthehen përkohësisht në vend.

MPB vazhdimisht ka apeluar këshilla për bashkatdhetarët:

Respektoni kufijtë e shpejtësisë në rrugët e Maqedonisë së Veriut (80 km/h në rrugë regjionale dhe 130 km/h në autostrada);

Mos ngisni automjet nën ndikimin e alkoolit ose substancave narkotike;

Pajisuni me dokumentacionin e nevojshëm dhe në gjendje të vlefshme;

Respektoni urdhrat dhe sinjalizimet e autoriteteve rrugore. Këto thirrje pritet të bëhen edhe në prag të ardhjes së mërgimtarëve.(INA)

TË FUNDIT

Dëshmia e James Rubin: Hashim Thaçin e mbrojti nga UÇK-ja!

Axha Irfan – burrë dhe tribun popullor

Tragjedi e përgjakshme në Veles – tre të vdekur, vrasësi i mori jetën vetes

Mexhiti: Pas përfundimit të punimeve nëntokësore, vijon asfaltimi dhe ndriçimi publik në rrugën 157

Rubin: Akuzat janë trillime të rusëve dhe serbëve!

Rubin: Hill përpiqej të dëmtonte figurën time dhe të Albrightit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË