Mexhiti: Çairi do të bëhet komunë lidere në shfrytëzimin e fondeve evropiane

Picture of INA
INA

16/10/2025

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti në konferencën e sotme për media theksoi rëndësinë e zgjerimit të burimeve buxhetore përmes fondeve evropiane, me theks të veçantë në programin Horizon Europe, si një mundësi reale për zhvillim të qëndrueshëm dhe modernizim të komunës.

Mexhiti, i shoqëruar nga këshilltari i tij për financa dhe buxhet, Bujamin Bela, tha se prioritet i ekipit të tij është krijimi i një diversiteti në strukturën buxhetore dhe sigurimi i burimeve të reja të financimit për të shtuar investimet kapitale dhe projektet afatgjata zhvillimore.

“Ne si prioritet e kemi të krijomë një diversitet në strukturën buxhetore dhe burrimet e financimit për ta shtuar masën dhe hapsirën për investime kapitale dhe projekte zhvillimore afatgjata. Në këtë drejtim në vazhdimësi po hulumtojmë mënyra të ndyshme të financimit për ta bërë një Çair më të zhvilluar, inovativ dhe konkurrues, Sipas informacioneve deri më tani, Maqedonia e Veriut ka përfituar vetëm rreth 12 milionë euro neto nga programet e Horizon-it që përbën vetëm 0.03% të shumës së përgjithshme të fondeve të disponueshme. Ky është një tregues i qartë se kemi hapësirë të madhe për rritje, dhe është koha që komunat tona, e sidomos Çairi, të marrin më shumë rol në këtë drejtim”, deklaroi Mexhiti.

Ai shtoi se Çairi do të ndjekë një qasje të re zhvillimore, duke aplikuar për projekte që sjellin më shumë investime, vende pune dhe shërbime cilësore për qytetarët, përmes fondeve evropiane dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Në fjalimin e tij, Mexhiti prezantoi katër prioritete të programit të tij për zhvillimin e komunës:

1.Energjia dhe efikasiteti energjetik,
2.Tranzicioni i gjelbër dhe menaxhimi i mbeturinave,
3.Digjitalizimi dhe teknologjitë e informacionit,
4.Inovacioni dhe kërkimi shkencor.

Këshilltari për financa dhe buxhet i Izet Mexhitit, Bujamin Bela theksoi se programi Horizon Europe nuk përfaqëson vetëm një burim financiar, por edhe një mundësi të gjerë për integrim dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

“Me një buxhet total prej 95.5 miliardë euro për periudhën 2021–2027, me zgjatje deri më 2035, ky program hap potenciale të mëdha për reforma lokale, zhvillim të qëndrueshëm dhe forcim të lidhjeve me Bashkimin Evropian”, potencoi Bela.

Ai prezantoi gjithashtu disa nga projektet konkrete me të cilat Çairi ka aplikuar dhe që presin implementimin praktik:

-“Sfidat Urbane dhe Rezistenca Klimatike”, projekt me vlerë totale prej 10 milionë euro, në të cilin Çairi do të marrë pjesë si replikator krahas qyteteve si Barcelona, Berlini, Milano, Lisbona, Porto, Bukureshti dhe Athina;
-“Co4RES”, një nismë evropiane që integron burimet e rinovueshme në rrjetin energjetik, me mbi 39 partnerë nga 15 vende, që përdor mekanizma digjitalë dhe analiza të avancuara të të dhënave për të rritur efikasitetin dhe qëndrueshmërinë energjetike;
-“Qyteti i qëndrueshëm dhe rezistent ndaj ndryshimeve klimatike”, që përfshin gjelbërim urban, menaxhim të nxehtësisë, instalim të sistemeve solare (PV) në shkolla e spitale, si dhe promovim të transportit elektrik dhe eficiencës energjetike.

“Duke parë këto mundësi, ne kemi filluar punën konkrete: Në komunën e Çairit jemi duke krijuar grupe punuese të specializuara për fondet evropiane, të përbëra nga profesionistë të fushave të ndryshme, që do të përgatisin dhe aplikojnë për projekte konkrete në kuadër të Horizon Europe dhe programeve të tjera të BE-së” theksoi kandidati i koalicionit VLEN për kryetar komune në Çair, Izet Mexhiti.

Në përmbyllje, ai nënvizoi se synimi i tij dhe i ekipit të VLEN-it në Çair është i qartë dhe ambicioz:

“Synimi ynë është i qartë dhe ambicioz: Çairi të bëhet komuna lidere në shfrytëzimin e fondeve evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Së bashku, me përkushtim, transparencë dhe dije, do ta ndërtojmë Çairin e së ardhmes, të gjelbër, digjital dhe inovativ!”, deklaroi Mexhiti.

TË FUNDIT

“Integrimi”, partitë nuk komentojnë porosinë e BE-së për ndryshimet kushtetuese

VLEN: Asnjë “ekspertizë” nuk mund ta lajë turpin politik në Kërçovë

Azizi: Është koha për një shqiptar në krye të Butelit

Ka nisur PANAIRI RAJONAL PËR PUNËSIM! Mijëra vende të reja pune në dispozicion!

Pretendimet se në Junik votuan persona të komunave të tjera, Prokuroria nis hetimet

Nait Hasani kërkon dorëheqjen e Memli Krasniqit: Nëse kanë moral ai dhe të tjerët që i mposhti Ramizi, duhet të largohen

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË