Mexhiti: Çarshia e Shkupit shtyllë e zhvillimit të ekonomisë, turizmit dhe kulturës në Çair

Picture of INA
INA

09/10/2025

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, prezantoi sot shtyllën e tretë të programit të tij zgjedhor, të fokusuar në rilindjen e Çarshisë së Vjetër të Shkupit dhe zhvillimin e turizmit si motor ekonomik të komunës.

Në prezantim, Mexhiti theksoi se Çarshia e Vjetër është shumë më tepër se një kompleks tregtar, ajo është “historia e gjallë e Shkupit, shpirti i qytetit dhe zemra e Çairit”. Ai nënvizoi se objektivi i tij është ta shndërrojë këtë hapësirë të trashëgimisë kulturore në një qendër moderne evropiane të turizmit dhe kulturës, me projekte konkrete dhe financim të siguruar.

“Çarshia nuk është vetëm një grumbull rrugësh dhe dyqanesh. Ajo është historia jonë e gjallë, shpirti i Shkupit dhe zemra e Komunës së Çairit. Është detyra jonë jo vetëm ta ruajmë këtë perlë të paçmuar, por edhe ta ngrisim në nivelin e një atraksioni turistik evropian të rangut të lartë, të njohur në tërë rajonin. Vizioni ynë është që Çarshia të bëhet një qendër prosperuese e kulturës, turizmit dhe ekonomisë”, deklaroi Mexhiti.

Programi i Izet Mexhitit për rilindjen e Çarshisë së Vjetër përfshin pesë hapa kryesore zhvillimi:

1. Investime kapitale për rikthimin e shkëlqimit autentik

-Restaurime të kalldrëmeve: Konservim i plotë i rrugëve “Saraçka”, “Papuxhiska”, “Petar Mihov”, “Samarxhiska” dhe një pjesë e “Kovaçka”. Projekti është miratuar nga Qeveria dhe realizohet në vitin 2025. -Rinovim të fasadave: Vazhdojmë me rinovimin e fasadave të të gjitha dyqaneve të mbetura, duke ruajtur pamjen autentike dhe duke e shndërruar Çarshinë në një atraksion të vërtetë evropian.

-Ndriçim modern rrugor: Investojmë në një rrjet të ri ndriçimi për të rritur sigurinë dhe për të theksuar bukurinë e Çarshisë gjatë orëve të mbrëmjes.

2. Transformimi digjital për turizëm modern

-Tabela informative të mençura: Vendosim tabela interaktive në pikat kyçe – Sheshi Skënderbeu, Çarshia e Vjetër, Bit Pazar. Ato do të ofrojnë informata në kohë reale dhe Wi-Fi falas për të gjithë vizitorët.

-“Çarshia Digjitale”: Krijojmë muze virtual dhe aplikacion mobil që do të shërbejë si guidë moderne digjitale me harta interaktive dhe të dhëna historike për çdo objekt.

3. Standarde evropiane për çdo vizitor

-Ndërtim i tualeteve publike moderne, të pastra dhe lehtësisht të qasshme. Ato do të jenë të përshtatura për persona me aftësi të kufizuara dhe do të mirëmbahen çdo ditë, duke siguruar kushte dinjitoze për të gjithë.

4. Mbrojtja e perlave të Çarshisë

-Restaurim i plotë dhe promovim ndërkombëtar të objekteve historike: Kurshumli An, Kapan An, Suli hani , Çifte Hamam, Hamamin e Daut Pashës, Shengjyl Hamami dhe Bezisteni.

Si “kurorë e rilindjes”, Mexhiti paralajmëroi ndërtimin e një parkingu nëntokësor me dy kate nën sheshin “Skënderbeu”, me investim prej 25 milionë eurosh tashmë të siguruara nga Qeveria. Projekti do të zgjidhë problemin e qasjes urbane dhe do të shndërrojë hapësirën në një qendër bashkëkohore që lidh historinë me të ardhmen.

“Projekt kapital që do t’i vë vulën kësaj rilindjeje është ndërtimi i parkingut nëntokësor me dy kate nën sheshin “Skënderbeu” “. Investimi prej 25 milionë eurove tashmë është siguruar nga Qeveria, furnizimi është i hapur, pritet të zgjedhet ndërmarrja dhe maksimum për një muaj të fillojë ndërtimi i parkingut nëntokësor për 800 vetura. Kjo do të jetë një bërthamë moderne dhe simbol i Çairit, vend ku historia jonë e pasur do të takohet me të ardhmen evropiane”, potencoi Mexhiti.

Në përfundim, Mexhiti theksoi se rilindja e Çarshisë së Vjetër është një projekt identitar, ekonomik dhe kulturor, që do ta kthejë Çairin në destinacion të turizmit rajonal.

“Çarshia e Vjetër është krenaria jonë, por ajo nuk duhet të jetojë vetëm nga e kaluara. Ajo meriton një të ardhme të gjallë dhe të begatë. Kjo programë nuk është një listë dëshirash. Ky është një plan konkret, me mjete të siguruara dhe afate të qarta. Me përkushtim të plotë dhe në partneritet me ju, qytetarët dhe esnafët, do ta ngremë Çarshinë në simbol të identitetit tonë kulturor dhe në motor të zhvillimit ekonomik dhe turizmit”, deklaroi Mexhiti.

TË FUNDIT

Valbon Limani promovon tre investime të reja në Çegran: Projektet janë investime nga taksat e qytetarëve

Këta janë personat që e lanë valixhen para VMRO-së

Mexhiti me mesazh përkrahjeje në muajin rozë: Zbulimi i hershëm, shpëton jetën!

Mjeku Shaini flet pasi u lirua nga Spitali: Nuk ndihem i sigurt derisa…

Pas deklaratës së Xumit për ndarjen me Sara Hoxhën, ja si reagoi Ledion Liço

Xumi thumbon Ledion Liçon: Të ka lënë gruaja…

ME TE LEXUARA

1
Valbon Limani promovon tre investime të reja në Çegran: Projektet janë investime nga taksat e qytetarëve
1
Këta janë personat që e lanë valixhen para VMRO-së
1
Mexhiti me mesazh përkrahjeje në muajin rozë: Zbulimi i hershëm, shpëton jetën!
1
Mjeku Shaini flet pasi u lirua nga Spitali: Nuk ndihem i sigurt derisa…
1
Pas deklaratës së Xumit për ndarjen me Sara Hoxhën, ja si reagoi Ledion Liço

LEXO MË SHUMË

Valbon Limani promovon tre investime të reja në Çegran: Projektet janë investime nga taksat e qytetarëve

Këta janë personat që e lanë valixhen para VMRO-së

Mexhiti me mesazh përkrahjeje në muajin rozë: Zbulimi i hershëm, shpëton jetën!

Mjeku Shaini flet pasi u lirua nga Spitali: Nuk ndihem i sigurt derisa…

Pas deklaratës së Xumit për ndarjen me Sara Hoxhën, ja si reagoi Ledion Liço

Xumi thumbon Ledion Liçon: Të ka lënë gruaja…