Mexhiti: Do të ndërtojmë shkollë për fëmijët me nevoja të posaçme!

Picture of Ina Online
Ina Online

15/09/2025

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka deklaruar sot se synojnë ndërtimin e një shkolle të re dhe modern për fëmijët me nevoja të posaçme. Mexhiti ka thënë se Çairi do të jetë komunë për të gjithë, raporton SHENJA.

“Çairi do të jetë komunë për të gjithë. Vizioni ynë është ndërtimi i një mjedisi të barabartë dhe të qasshëm, ku qytetarët me nevoja të posaçme gëzojnë mbështetje të plotë dhe kushte dinjitoze. Të gjitha objektet dhe institucionet komunale do të përshtaten me standarde të qasjes, duke siguruar hyrje, shërbime dhe infrastrukturë të përshtatshme për këtë kategori të qytetarëve. Në të njëjtën kohë, do të inkurajojmë edhe sektorin privat që të ndjekë të njëjtin model respektues e gjithëpërfshirës.
Projekti ynë kryesor është ndërtimi i një shkolle të re dhe moderne për fëmijët me nevoja të posaçme, në parcelën e shkollës “Idnina”. Ky institucion do të ketë kapacitet prej 150 deri 200 nxënësish, hapësira funksionale në dy kate, klasa të specializuara për autizëm dhe për çdo nevojë tjetër të posaçme, si dhe sipërfaqe prej 8000 m² të dedikuar për mësim, pushim, fjetje dhe rekreacion. Shkolla do të jetë unike në vend dhe do t’u shërbejë fëmijëve nga 27 komuna.
Përveç infrastrukturës, Komuna e Çairit do të mbështesë edhe organizimin e aktiviteteve kulturore, rekreative dhe shoqëruese për personat me nevoja të posaçme, duke nxitur përfshirjen, shoqërimin dhe mirëqenien sociale të tyre. Çdo hap që ndërmarrim ka një synim të qartë: ta bëjmë Çairin komunë moderne, humane dhe të barabartë, ku askush nuk mbetet pas”, ka deklaruar Mexhiti.

TË FUNDIT

Ulen çmimet e derivateve të naftës

Meritoni bën postimin e papritur për Rike Roçin, i thotë këto fjalë

Muharrem Salihu-nga dëshmitar i pasivizimit tek vizionar i zhvillimit në Luginën e Preshevës

“Llaskarca”/ Familjarët protestojnë pas kronikës së Alsat

Me 20 milionë euro do të rindërtohet Salla Universale në Shkup! Do të ketë 1,200 ulëse, për përdorim do të lëshohet në vitin 2028

Lokalet/ Rekord kandidatësh për kryetar të komunave dhe këshillave komunalë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË