Mexhiti: “Doku n’Çarshi” bashkoi Shkupin dhe Preshevën përmes artit

Picture of Ina Online
Ina Online

09/09/2025

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, njëherësh kandidat për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, priti mbrëmë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Të dy ndoqën së bashku shfaqjen teatrore “Një dorëzim” nga autori i njohur Martin McDonagh, e interpretuar nga trupa teatrore e Preshevës, me aktorët Gani Veseli, Valon Nuhiu, Egzona Salihu dhe Gani Ibishi.

Shfaqja u dha në Sheshin “Skënderbeu”, në kuadër të Javës Kulturore “Doku n’Çarshi”.

Pas shfaqjes, Mexhiti theksoi rëndësinë e kësaj mbrëmjeje kulturore.

“Ishte radha e Preshevës të flasë me gjuhën e artit, duke na dhuruar humor, mendim dhe një lojë të pasur skenike. Ishte kënaqësi e veçantë të përjetohet një natë ku arti i jep qytetit tonë një dimension të ri”, tha Mexhiti.

Ai ftoi qytetarët të marrin pjesë në aktivitetet e mbetura të festivalit, që jo vetëm pasurojnë jetën kulturore të Shkupit, por edhe rikthejnë vëmendjen te trashëgimia jonë e përbashkët dhe te vlerat e Çarshisë së Vjetër.

Java Kulturore “Doku n’Çarshi” përmbyllet të mërkurën, më 10 shtator, duke kurorëzuar një projekt që synon jo vetëm gjallërimin kulturor të qytetit, por edhe promovimin e diversitetit dhe historisë së Komunës së Çairit.

TË FUNDIT

Flakron Bexheti zgjidhet nënkryetar i katërt i ASH-së

Mexhiti: Familja e Faruk Elmazit na mikpriti siç e do tradita shqiptare

Të dua shumë, por s’dua të flas me ty!

“Zyra për Diasporën”- prioritet i kandidatit të AKI-së për Sarajin, Blerant Ramadani

Rusia po “trazon” ujrat né Ballkan, Zaharievës i kruhet me kosovën

SHBA duhet të jetë më e qartë me popullin më proamerikan në botë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË