Mexhiti: Fasada energjetike për çdo ndërtesë në Çair

Picture of INA
INA

07/09/2025

Zëvendëskryeministri i Parë, Izet Mexhiti, sot prezantoi konceptin gjithëpërfshirës për efikasitet energjetik në ndërtesat kolektive, në kuadër të platformës së tij si kandidat i VLEN për kryetar i Komunës së Çairit.

Gjatë prezantimit që u mbajt para një ndërtese kolektive që tashmë është duke u rinovuar me fasadë energjetike, Mexhiti theksoi se ky projekt do të shënojë fillimin e një transformimi urban në Çair, me synimin që çdo ndërtesë pa efikasitet energjetik të mund të përfitojë nga subvencionimi për fasada të reja.

“Kjo nuk është vetëm çështje estetike, por një çështje dinjiteti dhe cilësie jete,” theksoi Mexhiti, duke shtuar se përfitimet do të ndihen direkt në buxhetin familjar, me fatura më të ulëta energjie dhe kushte më të mira jetese.

Plani i prezantuar përfshin edhe katër masa të veçanta që synojnë të rrisin ndjeshëm efikasitetin energjetik dhe të sigurojnë mbështetje për kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve:

1. Fond i posaçëm komunal për efikasitet energjetik, për të ndihmuar pensionistët, familjet me një prind dhe ata me të ardhura të ulëta që të përfitojnë edhe zëvendësimin e dritareve dhe çative.

2. Shkolla të gjelbra, me rinovim të objekteve arsimore përmes paneleve diellore, izolimit termik dhe ndriçimit efikas.

3. Ndalimi i ndërprerjes së energjisë për kategoritë e ndjeshme, sipas Ligjit të ri për Energjetikë tashmë në fuqi.

4. Mbështetje për qytetarët për të mundësuar prodhimin dhe përdorimin kolektiv të energjisë nga burimet e ripërtëritshme.

Mexhiti theksoi se ky plan do të jetë një investim konkret dhe afatgjatë për banorët e çdo lagjeje të Çairit.

TË FUNDIT

Mexhiti në Dizhon: Takimet me qytetarët janë pasqyra e vizionit tonë për Çairin

Arben Fetai: Shqiptarët kanë vetëm një mesazh – “Kurrë më BDI”

Lazim Destani pret në takim në zyrat e tij në Dubai ekipin menaxhues të “Diaspora Economic Forum”

Të kërkuarit për sulmin terrorist në Banjskë të pranishëm në ndeshjen Serbi-Angli, u përfshinë në dhunë dhe thirrje ‘Kosova është Serbi

Ademi: Vendosja e pllakës së çetnikut serb Vuk, sulm ndaj shtetësisë së Maqedonisë së Veriut

Shqiptarja e Sanxhakut, Amina Nuraj, porosi për bashkëatdhetarët në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË