Mexhiti në Dizhon: Takimet me qytetarët janë pasqyra e vizionit tonë për Çairin

Picture of INA
INA

10/09/2025

Çair – Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes Dizhon, në konakun e Ibrahim Mejdit. Në këtë ngjarje, të pranishëm ishin qytetarë nga të gjitha moshat, të cilët, siç tha Mexhiti, treguan interesim të madh për vizionin dhe programin e tij për komunën.

“Ishte një mbrëmje e mbushur me vlera dhe biseda përmbajtësore, në një atmosferë që të krijonte ndjesinë e afërsisë njerëzore. Jam mirënjohës për mikpritjen dhe kohën e ndarë me ne nga Ibrahimi, familja e tij dhe banorët e Dizhonit”, tha ai.

Mexhiti shtoi se çdo ide, pyetje dhe sugjerim nga qytetarët është një pasuri e çmuar për rrugëtimin politik dhe për misionin e shërbimit publik.

“Këto takime janë pasqyra më e qartë e mënyrës se si duam të qeverisim: në afërsi me qytetarin dhe me komunikim të drejtëpërdrejtë. Ky është vizioni ynë, të jemi pranë njerëzve, t’i dëgjojmë dhe të ndërtojmë së bashku të ardhmen që e meritojmë”, theksoi kandidati për Çair. (INA)

TË FUNDIT

Kemal Matoshi zgjidhet bartës i Listës për këshilltarë për Komunën e Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim

“Ali Ahmeti ka thanë që ky s’ka kah ia mbanë – Edhe BDI edhe VLEN më bënë ofertë nga tre komuna shqiptare”, thekson Menduh Thaçi

Kasami: Tearca e etur për NDRYSHIM!

Ish ushtari i UÇK: VLEN është forca që nuk harron sakrificat tona

Memet Seferi kandidat i VLEN-it për kryetar të Komunës së Vrapçishtit

Mexhiti në Dizhon: Takimet me qytetarët janë pasqyra e vizionit tonë për Çairin

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË