Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti i ftuar në emisionin “Debat në Shenja”, komentoi zhvillimet e fundit politike në vend dhe kërkesat për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Kryeministri Hristijan Mickoski, para dy ditësh, ishte shumë i qartë kur deklaroi se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Të njëjtën e kam thënë edhe unë si zëvendëskryeministër”, theksoi Mexhiti.
Sipas tij, vendi në këtë moment nuk ka nevojë për zgjedhje, por për zgjidhje dhe realizim të programit qeveritar dhe premtimeve të dhëna qytetarëve.
Lidhur me mungesën e zëvendësministrit të Mbrojtjes, Mexhiti sqaroi se bëhet fjalë për çështje teknike që pritet të zgjidhet pas përfundimit të zgjedhjeve.