Mexhiti: VLEN fitues absolut i zgjedhjeve lokale, në rrethin e dytë do t’i fitojmë edhe komunat tjera

Picture of INA
INA

29/10/2025

Në Hajde flasim në TV21, Izet Mexhiti tha se VLEN është fitues absolut i zgjedhjeve lokale, ndërkohë tha se edhe në rrethin e dytë që do të mbahet më 2 nëntor, do të jenë fitues.

“Diku festojmë se janë 5-6 komuna që janë mbaru në raundin e parë. VLEN është fitues absolut i zgjedhjeve lokale dhe në të dytën shkojmë për t’i motivuar, për të mbaruar me sukses edhe në komunat që VLEN është në balotazh. E shoh energjinë, atmosferën dhe kjo më jep të mendoj se në të gjitha VLEN do të jetë fituese”, tha Mexhiti.

E në anën tjetër, edhe i pari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se janë fitues të zgjedhjeve lokale, e për këtë Mexhiti pyeti se “Ku kanë fituar”?

Mexhiti tha se BDI ka fituar vetëm në Likovë, pasi në Çashkë e ndihmoi edhe VLEN duke mos nxjerrë kandidat.

“Domethënë kanë fitu, por ku? Po në vazhdimësi ata kanë fol për legjitimitet, legjitimitetin e votës shqiptare, kanë folur për referendum, kanë folur për këto janë jetike edhe nëse po e masim tash legjitimitetin, atëherë hajde ta masim. Mirëpo nuk mund të matet me Pllasnicën, e cila është komunë e komunitetit turk. Nuk mund të matet legjitimiteti shqiptar me Pllasnicën dhe nuk mund të matet ose të thirret në fitore në Çashkë, sepse derisa kanë qenë në qeveri s’ka mund ta fitojnë Çashkën. Domethënë, dikush ka kontribuar për t’u marrë Çashka, mbipartiake është Çashka, sepse edhe listat e këshilltarëve kanë qenë të përziera dhe ne nuk jemi nxjerrë kandidatë dhe mbetet domethënë që BDI ka fituar vetëm në Likovë”, tha Mexhiti.

TË FUNDIT

Mexhiti: VLEN fitues absolut i zgjedhjeve lokale, në rrethin e dytë do t’i fitojmë edhe komunat tjera

Supremja e hedh poshtë një padi që kërkohej lejimi i mbulesës islame në shkollat e Kosovës

Bajram Rexhepi: Për një Tetovë që nuk njeh ndasi, bashkë me qytetarët në çdo cep të qytetit

Dorëheqja e drejtorit të higjienës komunale, Arsovska i kërkon bordit drejtues të emërojë ushtrues detyre

Albin Kurti: Siria njeh Kosovën – një hap i ri në forcimin e partneriteteve tona ndërkombëtare

Muhamed Elmazi mori detyrën e kryetarit të komunës së Sarajit: Zoti na ndihmoftë!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË