Mexhiti:Qeveria ndau parcelën 31 mijë m² për kampusin 40 milionë € të UNT-së në Shkup

Picture of INA
INA

16/09/2025

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Izet Mexhiti, ka njoftuar sot për një vendim të rëndësishëm në mbledhjen qeveritare që lidhet me arsimin e lartë.

Sipas tij, Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup i është dhënë në shfrytëzim të përhershëm një parcelë prej 31.434 m², ku do të ndërtohet kampusi i ri universitar me një investim madhor prej 40 milionë euro.

“Ky projekt është investim në dije, në ëndrra dhe në mundësitë e barabarta që i duhen çdo studenti për të ecur përpara. Me këtë hap, vendosim themelet e një universiteti modern, që do të ofrojë kushte të denja për studim dhe kërkim shkencor, duke e kthyer Çairin në një vatër të gjallë të dijes dhe të zhvillimit akademik”, u shpreh Mexhiti.

Ai shtoi se është i bindur që kampusi i ri i UNT-së do të shndërrohet në një qendër të dijes, ku mijëra studentë do të ndërtojnë të ardhmen e tyre.

“Ky është një hap i madh për konsolidimin e infrastrukturës arsimore dhe për forcimin e rolit të arsimit si shtyllë e shoqërisë sonë. Urime!”, përfundoi ai. (INA)

TË FUNDIT

Natë rekordesh për Real Madridin

Eva Murati kapet mat me biznesmenin italian! (FOTO)

Kompania F.A.R.M. S.R.L. e biznesmenit Muharrem Salihu shpallet ndër kompanitë më të mira në Itali për menaxhim dhe besueshmëri (FOTO)

Ish-ambasadori holandez: Gjykata në Hagë po i shërben Serbisë, jo drejtësisë

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

Zhegrova debuton në spektaklin me plot tetë gola

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË