Mickoski: Ekzistojnë qendra pushteti që po përpiqen të mbjellin frikë dhe panik tek qytetarët para zgjedhjeve

Picture of INA
INA

16/09/2025

Janë identifikuar rreth njëzet persona për të cilët ka dyshime të arsyeshme se qëndrojnë pas zjarreve. Fatkeqësisht, ka qendra të pushtetit që po përpiqen të mbjellin frikë dhe panik tek qytetarët para zgjedhjeve, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari gjatë vizitës në Komunën Jegunovc.

“Përderisa jam në Jegunovc, strukturat e larta të MPB-së janë mbledhur, janë identifikuar afërsisht njëzet persona për të cilët ka dyshime të arsyeshme se qëndrojnë pas këtij procesi. Njëkohësisht kemi pasur raportime që i kemi mbledhur ditët e fundit dhe në një veprim të koordinuar, MPB-ja me Ministrinë e Mjedisit Jetësor do të veprojë në ditët në vijim, kështu që për fat të keq ka struktura që po përpiqen të shkaktojnë paqëndrueshmëri dhe trazira në këtë mënyrë, por siç thashë, ata do të vazhdojnë të veprojnë në mënyrë të tillë, e ne do të punojmë ndershëm, do të luftojmë dhe në fund sërish do të fitojmë.

Mickoski theksoi se sot në mëngjes u paraqit një video e qartë, se si ndodhi zjarrvënia në objektin që shpërtheu në orën 4 e 30 minuta. Zjarri ka ndodhur në një servis për automjete në Pintia.

“Isha vazhdimisht në linjë me kryetarin e komunës së Kisella Vodës, me ministrin dhe me njerëzit nga NJKE Shkup. E patë se sa paturpësisht po ndizej zjarri qëllimisht dhe kjo është vetëm një provë tjetër e asaj që kam thënë gjatë gjithë kohës se, për fat të keq, ka qendra të pushtetit që përpiqen të mbjellin frikë, panik tek qytetarët, para zgjedhjeve, dhe mendoj se përgjigjën e pyetjes se kujt i përshtatet kjo do të gjeni me një analizë të shkurtër, tha kryeministri Mickoski.

TË FUNDIT

Venera Azizi: Shqipja për herë të parë edhe në kartelat e identifikimit në Qeveri

Janevska paralajmëron rregulla të reja për tekstet shkollore

Izraeli nisi pushtimin e plotë të Gazës

Kur pritet të përfundojnë dëshmitë e mbrojtjes?

Miratohet vendimi, parcela e cila më parë i takonte kazermës së Armatës, t’i bartet në pronësi të përhershme Universitetit Nënë Tereza

Luiz Ejlli në zi, humb një person të dashur

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË