Mickoski i garanton Ahmetit pensionim politik, reagon Bujar Osmani

Picture of INA
INA

30/09/2025

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski iu kundërpërgjigj kreut të BDI-së Ali Ahmeti për mesazhet që ky i fundit ia dërgoi nga konventa e AKI-së në Shkup.

“Kështu BDI e ngre rejtingun, ndërsa tezat u janë të vjetra dhe të zbehta. Sa gjakosje, sa skifterë, sa shqiponja, sa lepuj.. Të njëjtin folklor përmendin, 20 vjet – të njëjtin film! Shqiptarët iu shpërngulën, bënë copash duke vjedhur”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE.

Metaforat në mitingje më nuk u kalojnë. Janë të mirë për filma humoristik nëse duan ta bëjnë dikë për të qeshur, tha Mickoski, duke i garantuar Ahmetit një gjë.

“Pas 15 muajsh, ose një vit e gjysmë, shkoi në opozitë, ndërsa pas këtyre zgjedhjeve do të shkosh në pension politik, unë të garantoj!“, u shpreh Hristijan Mickoski, Kryetar VMRO-DPMNE.

I pyetur për këto deklarata, nënkryetari i BDI-së Bujar Osmani, tha se nuk e kanë befasuar fare dhe mendon se Mickoski do të vazhdojë me këtë fjalor.

“Për shkak se Mickoski në natyrë është albanofob, ai i urren shqiptarët, ju e shihni në të folurën e tij, në sjelljen e tij, ai në ekipin e tij nuk ka asnjë shqiptar në kabinet. Ai kur udhëton jashtë shtetit nuk merr asnjë shqiptar. Ai e anulon balancuesin sepse nuk do t’i sheh shqiptarët në institucione. Ai e anulon gjuhën shqipe për shkak se i pengon gjuha shqipe. Unë besoj se ai edhe i shkyn letrat nëse ka gjuhë shqipe”, theksoi Bujar Osmani, nënkryetar i BDI-së.

Përplasja në distancë nga tribunat mes Ahmetit dhe Mickoskit nisi pasi nga konventa e AKI-së të dielën në Shkup, kreu i BDI-së Ali Ahmeti i çoi porosi Mickoskit, duke i thënë se “me zagarë dilet në gjueti për lepuj, por jo për shqiponja”

VLEN-i e kritikoi këtë deklaratë, duke e interpretuar se Ahmeti i quajti shqiptarët zagarë, por sekretari gjeneral i BDI-së e sqaroi duke thënë se ashtu i ka quajtur ata që janë përkulur VMRO-DPMNE-së dhe jo shqiptarët dhe se shqiptarëve në këtë rast u është referuar si shqiponja.

TË FUNDIT

VLEN: Salla “Boris Trajkovski” sot kumbon nga NJË ZË shqiptar!

Izet Mexhiti premton: Çairi pa mbeturina – kontejnerë nëntokësorë me 120 milionë denarë

Premtimet e noterizuara për Kërçovën” – Veprimtari Gafurr Adili: Shkodran Alili, kryetari në ardhje!

Mickoski i garanton Ahmetit pensionim politik, reagon Bujar Osmani

Kocevski: Aktakuza për Koçanin nuk do të thotë përfundim i hetimit

Xheneta Fetahu reagon pas videos së publikuar me të ‘dashurin’

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË