Kryeministri Hristijan Mickoski tha se nuk sheh arsye për të rritur buxhetin për gjyqësorin, duke theksuar se Maqedonia, si shtet, ndan nga buxheti fonde për sistemin gjyqësor më shumë se 75% e vendeve anëtare të BE-së, përcjell TV21. Mickoski u pyet edhe për shkarkimin e kryeprokurorit Lupço Kocevski, për të çka tha se po kërkojnë “rrugën e duhur”.
“Ne tani duhet të bëjmë debat publik me individë, do ta përsëris, nuk është shumica e prokurorëve dhe gjykatësve, individë që kanë marrë pozita, nuk lëvizin me vinç nuk mund t’i lëvizim nga atje. Ulen, fuqishëm luftojnë për karrige, pak u duken 3000 euro, duan pagë mujore prej 5000 eurove. Ndërsa këtu poshtë do të kemi rrëmujë, pacientët luftojnë për jetë, pastaj këto njerëz i lavdërojmë se bëkan Guinness, dhe do të bëjnë Guinness sepse janë humanë, ndërsa këta të tjerët luftojnë për buxhet nga 3000 të kenë buxhet 5000 euro. Në një shtet ku paga mesatare është 750 euro. Përafërsisht kjo është që po ndodh ky debat publik me disa individë po ritheksoj, nuk janë të gjithë në atë grup. Të ulur në atë karrige, fuqishëm luftojnë që të mbeten në atë karrige. Gazetari: Kryeministër, kur do të largohet kryeprokurori Koceski? Me rendësi është që kemi ardhur në konstatim, tani të shohim procesi juridik si është, të mos mbetet pastaj ndonjë dilemë, që në ndonjë raport tjetër mos të gjendet emri i këtij personi dhe qeveria ka bërë diçka kundër kush e di çfarë. Për këtë kemi ardhur në këtë konstatim, na lejoni ta gjejmë rrugën e duhur”, tha Mickoski./tv21.tv