Analisti dhe gazetari Milaim Zeka ka deklaruar se deri para konferencës së Rambujesë, ai kishte më shumë autoritet se ish-udhëheqësi i UÇK-së, Hashim Thaçi.
Sipas Zekës, gjatë luftës në Kosovë, çdo komandant ishte në kontroll të zonës së vet, dhe nuk ekzistonte një autoritet i qartë i përgjithshëm mbi të gjithë strukturat.
“Në luftë, gjithsecili ishte komandant në vete. Hashim Thaçi nuk ka pas kurrfarë autoriteti tek komandantët e zonave”, tha Zeka.
Deklarata e tij hedh dritë mbi hierarkinë dhe strukturën e udhëheqjes gjatë periudhës së luftës, duke sfiduar perceptimin publik për rolun e Thaçit në komandimin e forcave të UÇK-së. (INA)
Shiko videon:
https://www.facebook.com/share/v/1BXfA5Tkv4/?mibextid=wwXIfr