Ministri kroat në Këshillin e Evropës: Anëtarësimi i Kosovës do të forcojë paqen dhe stabilitetin në rajon

Picture of INA
INA

27/06/2025

Ministri i Punëve të Jashtme i Kroacisë, Gordan Grliq Radman ka thënë se pranimi i Kosovës në Këshill të Evropës do të forconte stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Të enjten në Asamblenë Parlamentare të KIE, Radman ka thënë se pranimi i Kosovës do të përmbushte misionin për promovim të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit në të gjithë Evropën. Ai ka shtuar se pranimi i Kosovës përfaqëson shans strategjik.

“Pranimi i Kosovës do të forconte stabilitetin rajonal, do të përkrahte integrimin evropian të Kosovës dhe do t’ua mundësonte të gjitha komuniteteve, përfshirë komunitetit serb, që të kenë qasje të plotë në sistemin evropian të mbrojtjes së të drejtave të njeriut”, ka thënë ai.

Fjalimin e tij e ka shpërndarë në rrjete sociale ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme e Kosovës. Donika Gërvalla ka falënderuar Radmanin për mesazhin e dhënë, teksa ka shtuar se “Evropa është më e fuqishme kur bashkohet në vlera”.

Kosova pati aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës në maj të vitit 2022. Vendimi final i takon Komitetit të Ministrave, organ që përfaqëson qeveritë e vendeve anëtare. Çështja që ndikoi në vendimin për mospërfshirjen e Kosovës në majin e vitit të shkuar ishte mosprocedimi i drafstatutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

TË FUNDIT

Lëvizje taktike apo e domosdoshme, a do të arrijë Glauk Konjufca t’i sigurojë 61 vota? Flasin njohësit

Krejt çka dihet deri tani për vdekjen tragjike të 25-vjeçares nga Kosova në Tetovë

Brahimaj: Glauk Konjufca nuk i siguron 61 vota, Osmani gaboi me mandatimin

Egli Tako në film! Artistja zbulon ekskluzivisht për TAR detajet: “E kam manifestuar, e dua shumë…”

Jasir Asani kthehet në protagonist

Berat Gjimshit udhëheq Atalantën drejt fitores në Champions League

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË