Ministria e Mbrojtjes lartë për nga transparenca, ajo e Sistemit Politik në vendin e fundit

Picture of INA
INA

14/08/2024

Transparenca mesatare aktive e ministrive, qeverisë dhe komunave për vitin 2024 është 80% (nga maksimumi i mundshëm 100%) dhe krahasuar me vitin e kaluar është përmirësuar me 4 pikë përqindje (nga 76% në 80%), tregon hulumtimi më i fundit i Qendrës për Komunikime Civile, transmeto Portalb.mk.

Transparenca aktive e ministrive dhe e qeverisë është 86%, ndërsa e komunave është 79%. Krahasuar me vitin e kaluar, nuk ka progres në ministri, ndërsa komunat janë përmirësuar me 5 pikë përqindje.

Nga institucionet qeveritare, transparencën maksimale 100% aktive e ruajti këtë vit vetëm Ministria e Mbrojtjes, e cila për të katërtin vit radhazi publikon të gjithë informacionin e dhënë nga transparenca aktive. Qeveria ra nga vendi i parë dhe 100% i vitit të kaluar në vendin e 40-të me 87% transparencë aktive.

Për herë të parë këtë vit, pesë komuna, Berova, Manastiri, Vallandova, Kavadari dhe Kërçova arritën transparencë 100% aktive.

71% e institucioneve pjesëmarrëse kanë përmirësuar transparencën e tyre aktive.

Në mesin e rajoneve, Rajoni Lindor ruajti dhe madje përmirësoi pozitën e tij udhëheqëse në raport me rajonet e tjera (me 88% transparencë aktive), ndërsa Rajoni i Shkupit për pak e shmang pozitën e fundit të cilën e kishte prej vitesh. Tani, në vendin e fundit është Rajoni Verilindor (me 72% transparencë aktive).

Ministritë publikojnë më pak informacion për kompetencat e tyre (78% nga 100%) dhe komunat për financat (67% nga 100%).

Ministria e për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive edhe këtë vit është në vendin e fundit sistemi, pavarësisht përmirësimit të vazhdueshëm vit pas viti. Për herë të parë këtë vit kjo ministri doli nga grupi më i keq me transparencë aktive ‘mesatare’ dhe hyri në grup me transparencë të ‘mirë’ aktive.

Renditja kryhet çdo vit nga viti 2016 e në vazhdim. Janë të mbuluara 98 institucione, pra Qeveria dhe të gjitha ministritë dhe komunat sipas publikimit proaktiv të informacionit të karakterit publik.

Hulumtimin e plotë mund ta gjeni në KËTË LINK. https://ccc.org.mk/images/indeks%20na%20aktivna%20transparentnost%202024.pdf

TË FUNDIT

A është ndarë “kulaçi” për ndërmarrjet në Qytetin e Shkupit? Gjorgjievski: Me Mexhitin do të jemi partnerë në udhëheqjen e Shkupit

Nikolloski: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Von der Leyen në Beograd: Presim hapa konkretë nga Serbia

Në shtetas i Bosnjës ka përdorur euro të falsifikuara në një pikë pagesë të Shkupit, ndalohet nga policia

Lladrovci ‘tronditi’ PDK-në me fitoren në Drenas – lëvizja e gabuar politike, që i ‘kushtoi’ shumë Memli Krasniqit!

Fahri Xharra: S’mund ta besoj, ka shqiptarë që flasin për rikthimin e Serbisë?!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË