MOS E VET SE TË TREGON VET

Picture of INA
INA

13/09/2025

Shkruan: Sermet Sulejmani

(Kur analisti i çmendur na shpall antiamerikan me taratorin e tij të prishur)

Ka shkrimtarë të dështuar që, pasi nuk ua lexonte askush librat e tyre, u shpallën “analistë të pavarur”. Pavarur nga ç’ka? Të pavarur nga arsyeja dhe morali, por kurrë nga xhepi. Dhe këta zotërinj, në vend që të japin mendime racionale, i servirin shqiptarëve të Kosovës tarator të prishur.
Njëri prej tyre, me gjuhë të rrëshqitshme ashkalish, si sapuni i lagur, dje në një shkrim deklaroi:
“Më mirë të jesh antiamerikan si Kurti, sesa proamerikan hajdut me vila.”
Shko njëherë, gjeniun! Logjika e re e Ballkanit: më mirë të prishësh shtëpinë, vetëm e vetëm që të mos rrjedhë çatia.
Albin Kurti mund të jetë kokëfortë e i ngathët në diplomaci, por antiamerikan nuk është. Ta quash Kurtin antiamerikan është njësoj si ta quash gomarin bilbil, ngaqë hingëllin fort.
Po sikur të mos jesh as proamerikan, as antiamerikan, ku përfundon? Në ishullin e Enverit, duke ngrënë barë? Apo në pazarin e Moskës, ku patriotizmi shitet me metra, si stofi i vjetër? Po sikur Kosova të kishte ndjekur rrugën e palestinezëve, ku do të kishim përfunduar?
Ky farë Nostradamus i Ballkanit na patë shpallur dikur profeci madhështore për bashkëjetesën në shtetin e Makondos:
“Makedonia ke ja bide kur shiptarite do të hanë svinsko dhe maqedonasit ke pijat salep në Çair.”
Ja vizioni i tij për shtetin modern: një kazanxhi me salep dhe hashure dhe një kasap mish derri. Patriotizëm kuzhine, me menu të përzier: derr rus, salep turk e suxhuk iranian.
Pas luftës në Maqedoni, ky zotëri i quajti patriotë ata që ëndërronin himne maqedonase, kurse ata që dhanë jetën për flamur i shpalli viktima të romantizmit. Nëpër salla komitetesh thoshte: Shqipëri me shije byreku, jo me gjak dëshmorësh!
Por fjala e urtë shqiptare thotë: mos e vet, se të tregon vet. Dhe ky zotëri, sa herë hap gojën, e tregon veten më mirë se çdo kritik. Ironia e tij është falas si cirku i katundit; analiza e tij është karikaturë që tallet me vetveten.

TË FUNDIT

Armiku imagjinar i Amerikës!

Valbon Limani pasi zyrtarizoi kandidaturën: Le të jetë një fushatë me Gostivarin në zemër!

Arifi: Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim në Likovë nis rrugëtimin drejt fitores

E Majta me kandidatë për kryetar komune në Tetovë, Gostivar dhe Strugë

Mexhiti: S’ka më na jepni votën, do ta bëjmë këtë ose atë! E bëjmë punën, ju e vlerësoni

“Blushi should be blushed.”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË