“Mungesa e Granit Xhakës në Serbi nuk është opsion” – Yakin flet për ndeshjen që gjithmonë është e tensionuar

Picture of INA
INA

04/10/2024

Përzgjedhësi i Zvicrës , Murat Yakin, ka thënë se Granit Xhaka do të paraqitet në ndeshjen kundër Serbisë në Leskovc, duke shtuar se historitë e shkuara mbeten të shkuara.

Ai në konferencën për medie të enjten ka thënë se nuk është opsion mosparaqitja e Xhakës në ndeshjen e Ligës së Kombeve të UEFA-s ndaj serbëve.

“Mungesa e Xhakës në ndeshjen ndaj Serbisë nuk është në opsion. Sigurisht se është një ndeshje emocionale, por jo gjithmonë duhet të mendojmë për histori të vjetra. Ne do të përqendrohemi te futbolli. Nuk mund të ndikoj asgjë tjetër. Me Granitin nuk e kemi diskutuar aspak këtë çështje”, ka thënë Yakin të enjten në konferencë për media.

Yakin ka theksuar se Xhaka është i padiskutueshëm te Zvicra pasi është kapiten dhe lider i Zvicrës.

Xhaka është rekordmen sa u përket paraqitjeve me përfaqësuesen helvetike të futbollit, pasi ka luajtur 131 ndeshje dhe ka shënuar 14 gola.

“Granit Xhaka është kthyer. Na ka munguar në ndeshjen kundër Spanjës. Serbia është konkurrenti ynë kryesor dhe ne synojmë pikët e plota ndaj Serbisë dhe Danimarkës”, përfundoi Yakin.

Krahas Xhakës, edhe Andi Zeqiri është përfshirë në listën e Zvicrës për ndeshjen ndaj Serbisë dhe Danimarkës. Ndaj Serbisë, Zvicra përballet më 12 tetor, kurse më 15 tetor, helevetikët luajnë ndaj Danimarkës.

TË FUNDIT
3 orë
Kombëtarja e Shqipërisë ka zbuluar listën e futbollistëve për ndeshjet e tetorit
7 orë
Beshiktashi, dobët në Europa League
7 orë
“Mungesa e Granit Xhakës në Serbi nuk është opsion” – Yakin flet për ndeshjen që gjithmonë është e tensionuar
7 orë
Ermir Lenjani i jep fund karrierën kuqezi: “10 vite, realizim i ëndrrës së fëmijërisë”
7 orë
Kombëtarja e Francës pa Kilian Mbape-n në sfidat e muajit tetor

ME TE LEXUARA

20 orë
FC Shkupi bëhet me trajner të ri
15 orë
Skuadra e javës në Champions League, UEFA përzgjedh formacionin ideal
7 orë
Lukaku: I lumtur te Napoli, këtu falë sugjerimit të dikujt

LEXO MË SHUMË

Mirlind Daku

Kombëtarja e Shqipërisë ka zbuluar listën e futbollistëve për ndeshjet e tetorit

Besiktas

Beshiktashi, dobët në Europa League

Granit Xhaka Yakin Jakin

“Mungesa e Granit Xhakës në Serbi nuk është opsion” – Yakin flet për ndeshjen që gjithmonë është e tensionuar

Ermir-Lenjani-780x470

Ermir Lenjani i jep fund karrierën kuqezi: “10 vite, realizim i ëndrrës së fëmijërisë”

mbappe mbape

Kombëtarja e Francës pa Kilian Mbape-n në sfidat e muajit tetor

lukaku

Lukaku: I lumtur te Napoli, këtu falë sugjerimit të dikujt

Champions-League-draw-latest-odds-1010038

Skuadra e javës në Champions League, UEFA përzgjedh formacionin ideal

Screenshot_20241003-190137~2

FC Shkupi bëhet me trajner të ri

Maqedonia bardhi

Maqedonia e Veriut me pesë shqiptarë në ndeshjet e tetorit

INFO

NA NDIQ