Murtezani: Integrimi evropian është proces i përbashkët, kërkohet transparencë dhe përfshirje e të gjithëve

Picture of INA
INA

19/09/2025

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, theksoi se procesi i integrimit evropian dhe reformat që burojnë nga Plani i Rritjes duhet të zhvillohen në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse.

“Qëllimi im është që procesi i integrimit evropian dhe reformat nga Plani i Rritjes të jenë transparente dhe gjithëpërfshirëse”, tha Murtezani.

Ai theksoi se sukseset dhe pengesat në këtë proces duhet të ndahen me gjithë qytetarët, jo vetëm me institucionet përgjegjëse.

“Besoj se së bashku duhet të jemi të vetëdijshëm si për sukseset ashtu edhe për pengesat, sepse ky proces nuk i përket vetëm Ministrisë për Çështje Evropiane, por të gjithëve ne”, u shpreh ministri.

Murtezani informoi se ka mbajtur brifingje të rregullta me gazetarët, ndërsa sot është zhvilluar një edhe me kryeministrin Hristijan Mickoski. Duke folur për perspektivën e vendit, ai theksoi rëndësinë e unitetit.

“Evropa është e ardhmja jonë e përbashkët dhe për të realizuar qëllimin tonë të përbashkët duhet të jemi të gjithë të përfshirë, të kujdesemi të gjithë, të punojmë të gjithë, të inkurajohemi të gjithë”, deklaroi Murtezani.

https://www.facebook.com/OrhanMurtezaniAlternAtivA/posts/122180873648369855?ref=embed_post

TË FUNDIT

Mickoski: Nuk do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse…

Toksine dhe metale të rënda në ajër në Trubarevë gjatë ditës së zjarrit dhe një ditë pas

Pas Adem Jasharit, komandantët e vërtetë ishin Adem Demaçi dhe Albin Kurti

Hodhi akuza ndaj Kurtit, Haxhi Avdyli “shpërthen” ndaj Edita Tahirit – ia kujton marrëveshjet e dëmshme me Serbinë!

15 persona nën hetime, shkatërruan pyllin prej 6.000 hektarësh

Mexhiti: Hasanbegu po ndryshon, po ndërtohet kanali mbrojtës nga vërshimet që mori 23 jetë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË