Nazim Taipi dhe Taravari në Tearcë, takim me deputetin turk Bejxhan Iljaz – paralajmërohet bashkëpunim i ngushtë mes AKI-së dhe TDP-së
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar të komunës së Tearcës, Nazim Taipi, bashkë me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, dhe deputetin Halil Snopçe, kanë zhvilluar një takim me deputetin Bejxhan Iljaz dhe strukturat e Partisë Demokratike Turke (TDP) në Tearcë, raporton INA.
Në këtë takim miqësor, u diskutua gjerësisht për programin e kandidatit të AKI-së, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit politik në nivel lokal gjatë katër viteve të ardhshme.
“Bashkë me kryetarin z. Arben Taravari dhe deputetin z. Halil Snopçe, takuam deputetin z. Bejxhan Iljaz dhe strukturat e TDP-së në Tearcë.
Në këtë takim miqësor diskutuam për programin tonë, ndamë ide dhe u dakorduam për bashkëpunim të ngushtë gjatë katër viteve të ardhshme.
Ky është shembulli i politikës që bashkon. #BASHKË për Tearcën që duam, me Tearcën në zemër!”, shkroi Nazim Taipi pas takimit.(INA)