Pas një sëmundjeje të shkurtër, por të rëndë, pasditen e sotme në Shkup ka ndërruar jetë analisti politik Agim Jonuzi (63 vjeç).
Pas disa ditësh qëndrimi në spital dhe trajtimi intensiv në një klinikë private në Shkup, ai nuk arriti ta fitojë betejën me sëmundjen.
Agim Jonuzi ishte aktiv në jetën publike dhe politike në Maqedoninë e Veriut dhe shpesh merrte pjesë në debate televizive.
Varrimi i tij do të bëhet nesër në varrezat e Butelit. (INA)