Ndodh edhe kjo, Labinot Rexha organizon protestë për të qenë pjesë e Big Brother VIP Kosova

Picture of INA
INA

28/10/2025

Big Brother VIP Kosova që nga edicioni i parë ka rrëmbyer zemrat e shqiptarëve anembanë botës.

Ky spektakël gjigant, që ka mbledhur në një shtëpi emra të njohur nga fusha të ndryshme të artit, medias dhe sportit, ka sjellë për publikun emocione të forta, lot, surpriza, tension, dhimbje e gëzim.

Çdo edicion ka krijuar histori të veçanta, miqësi, përplasje e momente që janë komentuar gjatë në rrjete sociale dhe media. Jo rastësisht, Big Brother VIP Kosova mbetet një nga formatet më të ndjekura dhe më të kërkuara nga publiku shqiptar.

Interesimi për të qenë pjesë e shtëpisë më të madhe në vend është më i madh se kurrë, duke pasur parasysh ndikimin dhe famën që ky spektakël sjell për konkurrentët e tij.

Së fundmi, diçka e pazakontë është paralajmëruar të ndodhë.

Këngëtari i muzikës popullore, Labinot Rexha, ka bërë të ditur se po planifikon të organizojë një protestë, vetëm e vetëm për të qenë pjesë e Big Brother VIP Kosova.

Në Facebook, ai ka ftuar ndjekësit e tij të jenë pjesë e protestës e cila, sipas tij, do të mbahet nesër në ora 11:00 para shtëpisë më të famshme në vend.

Kjo thirrje e tij ka bërë që shumë përdorues të rrjeteve sociale të ironizojnë me situatën, pasi siç shkruhet në shumë komente, ai ka shumë për të thënë.

Edhe pse ende nuk është bërë publike data zyrtare e fillimit të edicionit të katërt, në rrjete sociale tashmë kanë nisur të qarkullojnë emra të shumtë të personazheve publike që mund të jenë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend.

TË FUNDIT

Ky dimër ka filluar nervozisht për shumë familje që ngrohen me pelet

Zgjedhjet lokale në Strugë, Dalipi zyrtarizoi bashkëpunimin me Asanin

MSH: 70 mijë janë paraqitur për vaksinim kundër gripit sezonal, 22 mijë tashmë janë vaksinuar

Drejtori i “Higjienës Komunale” dhe një zyrtar tjetër mbeten në ndalim – Prokuroria përgatit kallëzimet penale

Festa e vasalëve: VLEN feston me VMRO-në, pa himn kombëtar e pa dinjitet shqiptar

Lukoil do të shesë asetet ndërkombëtare pas sanksioneve të SHBA-së

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË