Në ditëlindjen e Zahir Pajazitit, ministri Maqedonci kujton shpirtin e guerilës shqiptare

Picture of INA
INA

01/11/2025

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka kujtuar sot ditëlindjen e heroit kombëtar Zahir Pajaziti, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Data 1 nëntor është ditëlindja e Zahir Pajazitit, shpirtit të guerilës shqiptare për çlirimin e Kosovës. Zahiri ka lindur në ditën e parë të nëntorit të vitit 1962, në Turiqicë të Podujevës, por me veprën e tij patriotike ai u bë i gjithë hapësirës shqiptare.

U lind në malësinë e Gollakut dhe u rrit mes traditave të Llapit. U shkollua në Vushtrri dhe në Prishtinë, ndërsa u stërvit në Tiranë. Mbajti lidhje e kontakte me Drenicë e Dukagjin, kurse u shoqërua me shokë edhe nga Pollogu. Organizoi dhe kreu aksione në shumë pjesë të Kosovës, sepse ai besonte që lufta për çlirim duhej të shtrihej në tërë Kosovën.

Lavdi jetës dhe veprës së heroit të kombit, Zahir Pajaziti!”, ka shkruar Maqedonci.

Heroi Zahir Pajaziti lindi më 1 nëntor 1962 në Turiqicë të Podujevës dhe ra dëshmor më 31 janar 1997, duke u bërë një nga figurat më të shquara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe simbol i qëndresës për liri.

TË FUNDIT

Kurrë i dorëzuar: Albin Kurti, simbol i sakrificës dhe dinjitetit shqiptar

Doktoresha tregon arsyen:’Pse zgjoheni gjithmonë në orën 3 të mëngjesit?’

Derisa Xheneta po vuan, kush po i dërgon lule Egli Takos

Përmbytjet/ Kryeshefi i “Ibër-Lepenci”: Dora e njeriut nuk e shkaktoi dëmin

Në ditëlindjen e Zahir Pajazitit, ministri Maqedonci kujton shpirtin e guerilës shqiptare

Mali i Zi ashpërson politikën ndaj të huajve

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË