Në Holandë mirë për punëtorët, 32 orë në jave apo 4 ditë punë

Picture of Ina Online
Ina Online

09/09/2025

Holanda ka javën më të shkurtër të punës në Evropë, me mesatare vetëm 32.2 orë.

Kjo është gati katër orë më pak se Franca dhe dukshëm më poshtë se Gjermania. Praktikisht, një pjesë e madhe e punëtorëve në Holandë punojnë në kushte që përkojnë me një javë katër-ditore, shkruan Financial Times.

Ky ndryshim nuk erdhi nga ndonjë ligj apo reformë të madhe, por nga një kulturë pune e zhvilluar ndër dekada. Politikat e viteve ’80 dhe ’90 e bënë më të lehtë për punëtorët, veçanërisht gratë dhe prindërit, të zgjidhnin punë me kohë të pjesshme pa humbur përfitime ose siguri pune. Me kalimin e kohës, kjo u kthye në normë sociale: punuar më pak nuk shihet si mangësi, por si zgjedhje e natyrshme.

Frika se orët më të shkurtra sjellin rënie të produktivitetit është rrëzuar nga të dhënat. Punëtorët holandezë prodhojnë mesatarisht 45.3 euro për orë, më shumë se Spanja (29.4 euro) dhe pranë nivelit të Francës (59.9 euro) dhe Gjermanisë. Pagat mbeten të qëndrueshme dhe ekonomia nuk ka pësuar goditje.

Rasti i Holandës shihet sot si një model që mund të ndiqet edhe në vende të tjera. Shumë kompani në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA kanë testuar javën 4-ditore, por shpesh ndeshen me barriera ligjore ose kulturore. Sekreti i Holandës është qasja nga poshtë-lart: punëtorët e kërkuan, punëdhënësit u përshtatën, dhe shteti ndërtoi kushtet që e bënë të mundur.

Mësimi është i qartë: për të ardhmen e tregut të punës, fleksibiliteti mund të jetë çelësi. Holanda po dëshmon se më pak orë mund të sjellin më shumë efikasitet dhe jetë më të balancuar.

TË FUNDIT

Flakron Bexheti zgjidhet nënkryetar i katërt i ASH-së

Mexhiti: Familja e Faruk Elmazit na mikpriti siç e do tradita shqiptare

Të dua shumë, por s’dua të flas me ty!

“Zyra për Diasporën”- prioritet i kandidatit të AKI-së për Sarajin, Blerant Ramadani

Rusia po “trazon” ujrat né Ballkan, Zaharievës i kruhet me kosovën

SHBA duhet të jetë më e qartë me popullin më proamerikan në botë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË