Në Kroaci kthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak, e votoi Parlamenti

Picture of Ina Online
Ina Online

25/10/2025

Me shumicë votash, sot parlamenti kroat miratoi ndryshimet në ligjet për mbrojtjen dhe shërbimin në forcat e armatosura, me çka mundësoi rivendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm, përcjell INA.

84 deputetë votuan për ndryshimet ligjore, 30 abstenuan, ndërsa 11 ishin kundër. Nga partitë parlamentare, vetëm partia jeshile–majtas “Možemo” u shpreh qartë kundër rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci ishte hequr në vitin 2008, dhe që nga ajo kohë shërbimi ushtarak kryhej vetëm në mënyrë vullnetare, por kishte interes të vogël.

Sipas ndryshimeve ligjore, shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të zgjasë dy muaj. Ata që do të shërbejnë do të marrin nga shteti një pagë neto mujore prej 1.100 eurosh, dhe kjo periudhë do t’u llogaritet si stazh pune.

Stërvitja ushtarake do të jetë e detyrueshme për meshkujt e rinj gjatë vitit kalendarik kur mbushin 19 vjeç. Trajnimi i tyre është planifikuar të zhvillohet në kazermat e Kninit, Sllunjit dhe Pozhhegës.

Personat mbi 19 vjeç, deri në 30 vjeç, mund të dërgohen gjithashtu në trajnim ushtarak, pasi shërbimi mund të shtyhet në rast studimesh ose për sportistët që marrin pjesë në kampionate botërore dhe evropiane.(INA)

TË FUNDIT

Rama: Me Albin Kurtin kam marrëdhënie shumë miqësore personale, por dallime në këndvështrime

Ndahet nga jeta analisti dhe publicisti, Agim Jonuz

VLEN: Në Studeniçan e mbështesim kandidatin e pavarur Azem Sadiku

Shqiptari i Kosovës e hodhi në tokë serbin, ja momenti (VIDEO)

Balla, thirrje shqiptarëve për të mbështetur kandidaturën e Muharrem Salihut në zgjedhjet rajonale të Italisë: “Bashkimi bën fuqinë”

Arsim Dalipi prezanton programin pesëpikësh për 100 ditët e para në Strugë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË