Në muajin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, në New York emërtohet Rruga “Isa Boletini”

Picture of Ina Online
Ina Online

12/09/2025

shkruan: Mimoza Dajçi

Presidenti i Shoqatës Shqiptare Amerikane në Staten Island, Naser Nika, në një prononcim të tij ka njoftuar të afërmit e familjes së Heroit Isa Boletini dhe
gjithë komunitetin shqiptar se Bashkësia Amerikane në New York ka miratur kërkesën e kësaj Shoqate dhe disa organizatave të tjera me në krye Federatën Pan Shqiptare “Vatra” për emërtimin e një rruge në Staten Island me emrin e Heroit tonë kombëtar Isa Boletini.

Sipas z. Nika, i cili njihet si aktivist dhe patriot i përkushtuar i çështjes shqiptare në SHBA, ndër të tjera thotë: “Të dashur bashkatdhetarë,

Me zemër plot krenari ju ftojmë të bëhemi pjesë e një ngjarje të paharruar inaugurimi i rrugës Isa Boletini, kushtuar heroit të madh të kombit tonë, i cili do të mbahet më 30 Nëntor në këndin midis Father Capodanno Blvd dhe Seaview Avenue, Staten Island, NY.

Isa Boletini, trim i Kosovës dhe simboli i sakrificës për lirinë, bëhet heroi i parë kombëtar nga Kosova që merr një rrugë me emrin e tij në Staten Island.

Ky nderim bëhet edhe më i madh sepse rruga e tij do të qëndrojë pranë asaj të Ismail Qemalit, udhëheqësit të pavarësisë, e cila u emërua dy vite më parë.

ImageAriana Hoxha, Arijeta Murati TurkuFoto galeri
Kështu, dy figurat më të ndritura të kombit do të takohen përgjithmonë në zemër të Nju Jorkut, si një dëshmi e pavdekshme e unitetit dhe krenarisë sonë kombëtare.”

Nipi i Isa Boletinit, Drejtor gjeneral Marketingu Armend Murati, që jeton e punon prej vitesh në Norvegji duke falenderuar Shoqatën Shqiptare Amerikane në Staten Island dhe Presidentin e saj z. Naser Nika, ndër të tjera shkruan: “Çfarë të themi tjetër pos të shprehim respekt të thellë, për angazhimin e Shoqatës së Shqiptarëve në Amerikë, Staten Island dhe në veçanti për atdhetarin e shquar dhe udhëheqësin e shoqatës Naser Nika, për vendosmërinë për të arritur që projekti i emërtimit të rrugës në Staten Island të mbajë emrin e Isa Boletinit. E di se sa kohë, mund dhe financim ishin të nevojshme për të arritur këtë, gjë që zoti Naser Nika nuk kurseu asnjë moment, vetëm për të arritur qëllimin”.

ImageHekuran HoxhaFoto galeri
Si trashëgimtarët e Isa Boletinit, të përgëzojmë për atdhedashuri dhe patriotizëm që keni treguar, ju paçim faqebardhë për gjithmonë. Na bëni të ndjejmë që frymëzimi që Isa Boletini ka lënë, është ende i gjallë dhe i fortë si kurrë më parë”.

Njëherësh për nipërit e mbesat e Heroit Isa Boletini ka lajme tepër interesante, dy mbesat e tij Ariana Hoxha dhe Arijeta Turku nën siglën e partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me drejtues të lartë Ramush Haradinaj kandidojnë respektivisht për asambleiste, Ariana në Gjakovë ndërsa Arijeta në Mitrovicë. Motoja e tyre për fitoren e tyre në këtë fushatë është “ Dritë për Komunat”.

Ndërsa një nga arsyet kryesore pse ato mbështesin programin dhe statutin e kësaj partie është se Lideri dhe Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka qenë një mbështetës i flaktë i figurës legjendare Isa Boletini dhe familjes së tij. Çdo vit në çdo përvjetor përkujton heroin duke vizituar varrin e tij dhe Kullën e Boletinëve në Mitrovicë. Edhe ditën që u lirua nga Gjykata Speciale në Hagë, nuk harroi por direkt vendosi një buqetë me lule tek varri i Isa Boletinit.

Hekuran Hoxha edhe ky nip i Isa Boletinit dhe djali i Arianës, përfundon tani mandatin katër-vjeçar si Asambleist në Komunën e Gjakovës për Partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Sipas sloganit që Ariana Lila Hoxha dhe Arijeta Murati Turku paraqesin si moton e tyre përgjatë kësaj fushate “Drite për Komunat”, flet për një jetë më të mirë për popullin në Kosovë. “Të jemi shembull i mirë për të gjithë – thotë Ariana – pasi me punë arrihet suksesi dhe jo me premtime si të tjerët.

Duke përfunduar falenderojmë Shoqatën Shqiptaro Amerikane në Staten Island, Presidentin e saj Naser Nika, Bashkinë e Nju Jorkut si dhe të gjitha organizatat e tjera që bënë të mundur emërtimin e rrugës “Isa Boletini” përkrah liderit historik “Ismail Qemali” në Staten Island, Nju Jork. Njëherësh i urojmë suksese e fitore Ariana Hoxhës, Arijeta Murati Turkut, si dhe Hekuranit në arritje të sukseseve te reja në karrierë.

TË FUNDIT

Kasami: E mendova për kryearkitekt të Tetovës por Feti Abazi do të jetë kryetar i Bogovinës

Muhamed Elmazi: Në Saraj ndryshimi ka nisur

Ramadani: Zgjedhjet për Sarajin një referendim për dinjitetin shqiptar

Mexhiti dorëzon zyrtarisht kandidaturën për Komunën e Çairit

Armiku imagjinar i Amerikës!

Valbon Limani pasi zyrtarizoi kandidaturën: Le të jetë një fushatë me Gostivarin në zemër!

ME TE LEXUARA

1
Kasami: E mendova për kryearkitekt të Tetovës por Feti Abazi do të jetë kryetar i Bogovinës
1
Muhamed Elmazi: Në Saraj ndryshimi ka nisur
1
Ramadani: Zgjedhjet për Sarajin një referendim për dinjitetin shqiptar
1
Mexhiti dorëzon zyrtarisht kandidaturën për Komunën e Çairit
1
Armiku imagjinar i Amerikës!

LEXO MË SHUMË

Kasami: E mendova për kryearkitekt të Tetovës por Feti Abazi do të jetë kryetar i Bogovinës

Muhamed Elmazi: Në Saraj ndryshimi ka nisur

Ramadani: Zgjedhjet për Sarajin një referendim për dinjitetin shqiptar

Mexhiti dorëzon zyrtarisht kandidaturën për Komunën e Çairit

Armiku imagjinar i Amerikës!

Valbon Limani pasi zyrtarizoi kandidaturën: Le të jetë një fushatë me Gostivarin në zemër!