Në prag të sezonit dimëror, depot e peletave janë bosh

Picture of INA
INA

29/10/2025

Në prag të sezonit dimëror, depot e peletave janë pothuajse bosh.

Kërkesa është rritur, ndërsa në mungesë të sasisë, çmimi i peletave ka pësuar rritje të dukshme. Këtë periudhë 15 kilogram kushtojnë nga 330 deri në 360 denarë. Sipas Shoqatës së importuesve të peletave mungesë nuk ka vetëm në tregun vendorë, por në të gjithë Ballkanin dhe kjo vjen si pasojë e presionit nga ana e tregut Evropian. Prodhuesit rajonal, preferojnë që sasinë më të madhe ta dërgojnë për tregun perëndimor.

“Nëse analizojmë të gjithë situatën, domethënë, duke filluar nga konsumatorët më të mëdhenj në Evropë, që janë Gjermania dhe Italia, ku në këtë vit ka prerje shumë më të vogël të druve dhe si pasojë shumë më pak prodhimtari, ka mjaftueshëm rritje të kërkesës dhe presion ndaj prodhuesit të peletave në rajonin e Ballkanit, sepse prodhuesit e peletave mund të arrijnë çmim më të lartë në tregun perëndimorë, një pjesë më të madhe të sasisë e dërgojnë atje, pjesën më të vogël e lënë për tregun vendor, respektivisht rajonin e Ballkanit dhe po përballemi me situatë që nuk mund të porosisim mjaftueshëm sasi të peletave dhe për shkak të kësaj çmimi rritet”, deklaroi Vlladimir Stojanovski, Shoqata e Importuesve të Peletave.

Stojanovski thotë se askush nuk mund ta di nëse do të ketë rritje të re të çmimeve ose jo, por ai nënvizon se kriza mund të vazhdojë deri në fund të muajit janar. Për të siguruar peleta, pritet deri në 2 javë. Kjo pasi asnjë nga prodhuesit nuk ka sasi të mjaftueshme rezervë.

“Supozimet janë se minimumi dy deri në 3 muajt e ardhshëm do të jetë gjendja e ngjajshme, pritet që diku pas fundit të muajit janar, të fillojë që presioni ngadalë të bie, por deri atëherë për fat të keq, pritet se do të zgjas… A do të ketë rritje të re ose jo, askush nuk mund ta parashikojë për momentin. Çmimet për momentin lëvizin prej 330 deri në 350 apo 360 denarë, një qese prej 15 kilogramë me peleta. Vihet në sasi, megjithatë vështirë dhe me pritje. Domethënë me caktim, prej 7 ditë apo 10 ditë periudhë të dërgesës”, tha Vlladimir Stojanovski, Shoqata e Importuesve të Peletave.

Nga Shoqata e importuesve të peletave thonë se për shkak se ngrohja me peleta u tregua atraktive dhe e lirë në vitet e kaluara, shumë amvisëri u transferuan në këtë mënyrë ngrohjeje. Këtë vit shitja e peletave është rritur për 30 për qind, krahasuar me një vit më parë. /Alsat.mk

TË FUNDIT

VLEN:Një natë që bëri histori! Filarmonia jonë ngre lart emrin e vendit në Vjenë

Nga mesnata shtrenjtohet dizeli, çmimi i benzinës nuk ndryshon

“Një raport që ka përfunduar”- Meriton Mjekiqi e injoroi, Ilnisa Agolli rrëfen detaje nga ndarja e tyre! Tregon a është penduar për romancën me moderatorin

A ju kam thënë?

Tragjedia e Koçanit, ende nuk ka aktakuzë për policët që janë nën hetim

OVL-UÇK paralajmëron protestën e radhës në përkrahje të ish-krerëve të luftës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË