Në shoqërinë e Demo Berishës, Vuçiç pi birra dhe dorovit muzikantët nën ritmet e këngës çetnike

Picture of Ina Online
Ina Online

23/07/2025

Të martën, në Serbi u mbajt një festë e madhe me rastin e hapjes së seksionit Pakovraće-Pože në autostradën Miloš Veliki.

Në ceremoni morën pjesë presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryetarja e parlamentit serb Ana Brnabiq, Ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiç, por edhe ministri shqiptar Demo Berisha, i cili është President i Partisë Përparimtare Serbe, e të tjerë ministra të kabinetit.

Të ftuarit shijuan vaktin e pasur dhe trombistët, ndërsa në pamjet e publikuara në rrjet shihet Vuçiç, duke u relaksuar me një gotë birrë.

Ajo çka bie në sy është se presidenti serb u kënaq veçanërisht nga kënga ‘Garda e Mbretit Petra që marshon’, të cilën e këndoi me gëzim dhe ndoqi ritmin me grushtin e ngritur.

Vuçiç duket i prekur thellë edhe nga kënga me motive çetnike ‘Morem plovi jedna mala barka’, e cila përmban edhe tekstin: “Nëna e dërgoi të birin të kërkonte/ pastaj të raportonte te Gjenerali Drazha/ Xhaxha Drazho, ku është fëmija im/ ai po ruhet nga bajonetat serbe”.

Teksa kjo këngë që i bën jehonë ushtrisë jugosllave pavarësisht masakrave që kreu në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë, luhej, Vuçiç mori portofolin dhe i doroviti me bujari muzikantët me para.

Sakaq, segmenti i autostradës Pakovraće-Požega, 19.5 kilometra i gjatë që Vuçiç inauguroi kalon nëpër zonat kodrinore midis Çaçakut dhe Pozhegës. Kjo pjesë e rrugës ka 35 ura me një gjatësi totale prej 5196 metrash, mbikalime të shumta dhe tre tunele, dy prej të cilave – Munjino brdo dhe Laz – janë më të gjatat në autostradat në Serbi.

TË FUNDIT

Luboteni mirëpret Darko Kostovskin, pas gati 30 viteve po rindërtohen rrugët, për herë të parë edhe ujësjellësi

Ora e Mozzik rezulton fallce? Reagon Noizy

RMV-në nuk e duan as vetë maqedonasit

Zgjedhje lokale, vota lokale, fushata të importuara

Nga Kumanova në Schalke 04: Ftesa e madhe për Mirvete Misinin

Tenderi për uniformat policore dhe gjuha shqipe sherr mes partive

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË