Nëse i vëreni këto ndryshme në thonj, mund të jeni në rrezik

Picture of designer@fetishimedia.ch

18/01/2023

Ngjyra e kaltër në thonj tregon problemet me mushkëritë dhe aneminë, derisa thonjtë e gjelbër janë shenjë e infeksioneve kërpudhore.

Trashja e ndërgishteve është karakteristikë e diabetit, ndërkaq ndryshimi i formës së thonjve mund të tregojë edhe sëmundjen vdekjeprurëse idiopatike të fibrozës mushkërive.

Përveç formës së thonjve, te fibroza idiopatike e mushkërive shfaqen edhe gishtat e trashë.

Sëmundjen e mushkërive e tregojnë edhe thonjtë e verdhë. Ata janë të lidhur edhe me çrregullimet e drenazhit të limfatik dhe artritit reumatoid.

Ndryshimet më të shpeshta të thonjve janë pikat e bardha dhe linjat të cilat mund të shfaqen për shkak të helmimit, sëmundjes së Hodkinit apo ndaljes së zemrës. Mirëpo ndryshimet nuk është e thënë patjetër të jenë të rrezikshme, mund t’i pengoni me ushqim të rregullt.

Marrja e pamjaftueshme e zinkut mund të çojë deri te shfaqja e njollave specifike të bardha në thonj. Zinku është i nevojshëm për rritje të qelizave. Mund ta gjeni në produktet siç janë: peshku, frutat e detit, vezët dhe farërat.

Për thonjtë e brishtë shpëtim janë thartirat yndyrore omega-3. Ato “lyejnë’ thonjtë dhe u japin shkëlqim të shëndetshëm.

Për fortësinë dhe elasticitetin e thonjve pasurojeni ushqimin me proteina – mish, peshk, sojë dhe drithëra integrale.

Shfaqja e vijave vertikale në thonj është shenjë e mungesës së hekurit, ndërkaq në trup e fusni duke konsumuar mish të kuq, peshk dhe vezë.

Pikat e bardha, njollat apo vijat

Mund të jenë shenjë e mungesës së zinkut apo proteinave në trup, e sëmundjeve të zemrës, problemeve me mëlçinë dhe veshkat.

Thonjtë e çarë, të verdhë dhe të gjelbër

Tregojnë mungesën e vitaminës E, qarkullimin e keq të gjakut, mbylljen e limfës, problemet me mëlçinë, frymëmarrjen, diabetin, infeksionin kërpudhor apo politurën e tepërt.

Thonjtë të cilët lakohen lehtë

Thonjtë e këtillë janë shenjë e mungesës së hekurit, ndërsa tregojnë edhe probleme me lukthin, zorrët dhe gjëndrën tiroide.

Thonjtë të cilët lakohen në majë të mollëzave

Tregojnë problemet me zemrën dhe mëlçinë, problemet me rrugët e frymëmarrjes, mungesën e vitaminës B12.

Thonjtë të cilët janë shumë të zbehtë

Tregojnë mungesën e vitaminës B12, punën e keqe të mëlçisë, problemet me veshkat, aneminë, mungesë të mineraleve apo tepricë të bakrit.

Njerëzit me qarkullim të keq të gjakut më shpesh kanë infeksion kërpudhor në thonj

Infeksioni kërpudhor në thonj më së shpeshti shfaqet te njerëzit e moshës mbi 30-vjeçare, mirëpo më e shpeshtë është te meshkujt sesa te femrat.

Mund të shfaqet edhe te personat me diabet, te njerëzit me imunitet të dobësuar, me qarkullim të keq të gjakut apo te ata të cilët kanë psoriazë në thonj, mirëpo edhe te njerëzit me prirje trashëguese të zhvillimit të infeksionit kërpudhor. Më i shpeshti është problemi dermatologjik i thonjve.

TË FUNDIT

Ramadani, djaloshi që po sfidon rutinën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Katër persona nga Shkupi kapen duke vjedhur bustin prej bronzi në Varrezat e Butelit

Në dy komuna më shumë votues se banorë

Dyshohet se regjistronin automjete pa paguar doganë, nën hetim 11 persona nga Kumanova

Mexhiti: Është qesharake që BDI akuzon VLEN për “Botën Serbe”, kur vetë kanë takuar Vuçiçin, kanë qenë promotorë të Open Ballkanit

Brohoritjet antishqiptare në Kumanovë, fajtorët ende të lirë, policia ende nuk ka dorëzuar asnjë padi penale

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË