Nesër dita “D” për ndryshimet kushtetuese – Qeveria kërkon konsensus, opozita nuk dorëzohet

Picture of Ina Online
Ina Online

17/08/2023

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nesër do të nisë seancën për ndryshimet kushtetuese, për përfshirjen e bullgarëve, por edhe të kombeve të tjera, në Preambulën e Kushtetutës.

Kundër ndryshimit të Kushtetutës, që është edhe pjesë e kornizës së negociatave me BE-në, tanimë është e qartë janë shprehur kundër VMRO-DPMNE që ka 44 deputetë dhe E Majta me 2 deputetë, që pamundësojnë numrin prej 80 deputetëve apo shumicën absolute prej 120 deputetëve, përcjell INA.

Debati parlamentar për kryeministrin Kovaçevski është një mundësi e mirë për qytetarët që ndryshimet të mos jenë nën diktatin bullgar dhe të mos cenojnë identitetin. Megjithatë, ai nuk zbulon se cili është plani nëse ndryshimet kushtetuese dështojnë dhe pse zgjedhjet nuk janë opsion në atë rast.

Nga ana tjetër, shefi i diplomacisë Bujar Osmani me një letër i bind deputetët që të qëndrojnë pas procesit.

“Nga ju do të varet nëse me pranimin e ndryshimit të Kushtetutës do të vazhdojmë bisedimet për kapitujt e anëtarësimit në Union apo do të ndalojmë negociatat për një afat më të gjatë, deri në një shans të ri, pa asnjë garanci suksesi…”, shkruan Osmani.

Edhe pse nuk zbulon një pjesë të strategjisë së tij për seancën e nesërme, opozita maqedonase pretendon se në vend të amendamenteve kushtetuese, nesër të votohet për shpërndarjen e Kuvendit.

“Nëse Kovaçevski do të kishte deputetë për amendamentet kushtetuese, do t’i kishte hedhur në votim shumë kohë më parë. Nesër do të shihet sërish se nuk do të ketë asnjë ndryshim të Kushtetutës. Gjithçka që po bën Kovaçevski është duke mbajtur peng shtetin për shkak të dëshirës së tij për të qëndruar në pushtet edhe një ditë”, theksoi VMRO-DPMNE, duke shtuar se duhen zgjedhje.

Opozita shqiptare, nga ana tjetër, mbështet ndryshimet kushtetuese në emër të europianizimit. Gashi, Kasami dhe Mexhiti i kanë bërë thirrje kryeparlamentarit Xhaferi që menjëherë nesër t’i vënë në votim.

Seanca për përcaktimin e nevojës për ndryshim të Kushtetutës zgjat maksimumi 10 ditë. Duke pasur parasysh qëndrimet politike, supozohet se do të zgjasë një ose dy ditë, pas së cilës kryeparlamentari Xhaferi, siç ka paralajmëruar, do ta shtyjë votimin për një kohë të pacaktuar, në pritje të shumicës së sigurt prej 2/3.

Megjithatë, para se të fillojë diskutimi, qeveria duhet të sigurojë kuorumin dhe konfirmimin e rendit të ditës me të paktën 61 deputetë.(INA)

TË FUNDIT

Gruaja me mbulesë ishte bërë gati për të hyrë në Big Brother VIP Kosova 4, por e anuloi në minutat e fundit

Ambasada e SHBA-së në RMV: Lotaria e vizave DV-2027 ende nuk është hapur, kujdes nga mashtrimet

Taravari takon ambasadorin francez Le Rigoleur

14 mijë euro i ka vetëm dhëmbët, kjo është banorja e BBVK që njihet për jetën luksoze

Big Brother VIP Kosova 4 hap dyert, këto janë banorët e parë

Sela: Mund të jem pjesë e Qeverisë, por kam tre kushte!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË