“Nga Dardania te NATO: Si u bë shqiptaria boshti politik i Ballkanit”, Ngjela me deklaratë të fortë

Picture of INA
INA

02/11/2025

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka reaguar me një analizë të gjatë historiko-politike, duke theksuar se në 30 vitet e fundit askush nuk ka mundur ta shpërbëjë Shqipërinë apo të pengojë pavarësinë e Kosovës.

Ngjela u shpreh se Serbia ka dështuar në përpjekjet shekullore për të dominuar Ballkanin, ndërsa shqiptarët sot janë shndërruar në “zotëruesit kryesorë të Gadishullit Ilirik” me dy shtete të pavarura dhe aleancë të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell “Bota sot”.

Ai shton se historia po ecën drejt “Arbërisë së Re”, duke nënvizuar se shqiptarët janë faktori më i rëndësishëm politik e historik në rajon.

Shkrimi i plotë

Historia jonë po pret

Askush në këta 30 vitet e fundit nuk e shpërbëri dot Shqipërinë dhe nuk e bllokoi dot pavarësinë e Kosovës.

Dhe për këtë janë shumë të irrituar mendërisht në Beograd.

Por janë lodhur kot: Që nga Enver Hoxha 1945 – 1985, e deri më sot. Serbia asgjë nuk ka mundur t’i bëjë shqiptarëve – përkundrazi shqiptarët në vitin 2008 i morën Serbisë shtetin e dytë shqiptar me dy milionë banorë – Kosovën – domethënë Dardaninë klasike.

Dhe askush mos ta mendojë që kjo ka qenë një çështje e thjeshtë, sepse derisa doli Kosova si shtet i pavarur, politika e Evropës nuk e kishte menduar për asnjë çast.

I.

Kot u lodhën sllavët, kot shpenzuan në shekuj për të qenë ata zotërit e Gadishullit Ilirik, dhe kot shpenzuan edhe me politikanët e lartë shqiptarë, sepse ata i goditi ashpër politika amerikane.

Pikërisht për këtë fakt historik sot po na reflekton e kundërta: janë shqiptarët me dy shtetet e tyre zotërues kryesorë ta Gadishullit Ilirik, dhe të dy shtetet në aleancë të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kurse Shqipëria është edhe anëtare në NATO.

Serbët e harruan aksiomën historike, që thotë për Gadishullin Ilirik:

Në një territor të gjerë si Gadishulli Ilirik, të ardhurit nuk mund të bëhen dot zotërues të territorit, derisa ilirët të jenë gjallë.

Dhe ilirët, tani si arbërorë, kurrë nuk e dorëzuan vendin e tyre, por historia na thotë se 35 përqind të serbëve, janë sot ish katolikë shqiptarë, dhe nuk po kuptohet ende se si u serbizuan shqiptarët dhe ndryshuan edhe fenë që kaluan nga katolikë në ortodoksë të kishës ortodokse të Serbisë. (!)

I kam pyetur edhe krerët e mëdhenj të kishës katolike shqiptare para 25 vjetësh, se kisha miqësi me ta, por edhe ata nuk e kuptonin dot se si kishte ndodhur ky fenomen

Por ama, është ky fakt që dardanët e Dardanisë moderne po kthehen në fenë e të parëve të tyre – në fenë Katolike.

II.

Dhe ja, tani, po ta shohësh me një vëmendje racionale, e kupton se e gjithë lufta e sllavëve në Gadishullin Ilirik ka qenë shfarosja e shqiptarëve dhe pushtimi i territoreve të Arbërisë.

Dhe kjo histori nuk është aq e thjeshtë sa ajo po duket. Historia jonë ka qenë heroizëm shqiptar, idetë e njerëzve të mëdhenj që krijuan Rilindjen Kombëtare por, me raste, ka qenë edhe tradhëtia e disa prijësve të shqiptarëve.

Por ja që sot janë në Gadishull tre shtete shqiptare, sepse edhe Maqedonia e Veriut po pritet që të ndahet si shtet, midis Kosovës shqiptare dhe Maqedonisë sllave: që kuptohet se edhe Kosova do të jetë një shtet me tre milionë shqiptarë.

E pra, duhet të mendohet qartë ky fenomen, sepse ka disa raste në historinë tonë që krerët e zonave të caktuara të shqiptarisë, kanë qenë të dhënë më shumë pas interesit të tyre princëror sesa drejt interesit të shqiptarisë.

Por sot mes historianëve sllavë ka një çudi pesimiste për ta se si shqiptarët, më në fund, sërish janë në Ballkan një popullsi me tetë milionë shqiptarë, nga të cilët sot rreth gjashtë milonë shqiptarë jetojnë në Shqipëri në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.

Por dihet ama se janë edhe plot katër milionë shqiptarë që jetojnë në Turqi, dhe shumica gjenden në Stamboll. Por ashtu duket, sepse shqiptarët në Stamboll janë autoktonët e lashtë që kanë themeluar Bizantin dhe vetë Perandorinë Bizantine, sepse dihet si fakt historik që shqiprarët e drejtuan këtë perandori derisa Bizanti u pushtua nga Perandoria Osmane, qe e kthehu Bizantin si kryeqytetin me emrin Istambul apo Stamboll.

III.

E pse të zgjatemi, të gjithë historianët e dinë tani se historia e Gadushullit të Ballkanit është, në thelb, vetë historia e kalimit historik të shqiptarëve në vargun e tyre historik: Iliri, Arbëri: në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut. Dhe dihet tani se, pikërisht për këtë, sot, ndërkombëtarisht Shqipëria njihet si Albania dhe që shqiptarët janë me dy shtetet e tyre të riformuar tani, por janë gjithashtu dhe ne ecjen e mëtejmë të tyre për rimarrjen të gjithë Arbërisë klasike të Teutës së Madhe të Arbërisë.

Këtë po e shtyn dhe po e pret historia e shqiptarisë që, mbas pavarësisë së Kosovës, kuptohet se ajo po ecën edhe drejt territoreve të tjera arbërore. Dhe sigurisht që kjo pritet të jetë historia e shpejtë e Arbërisë së Re.

TË FUNDIT

VLEN fiton në 10 komuna, AKI 4 komuna, Kërçovën e merr VMRO-DPMNE

Fisnik Mela fiton në Dibër

Dollnenin e fiton kandidati i VLEN-it përballë kandidatit të VMRO-së

Mendi Qyra: Ne ia arritëm, ne fituam dhe qytetarët e vlerësuan këtë (VIDEO)

Bajram Rexhepi pranon humbjen në Tetovë: Përgjegjësia për këtë rezultat është krejtësisht e imja

Kasami fiton bindshëm, VLEN në Tetovë feston

ME TE LEXUARA

1
VLEN fiton në 10 komuna, AKI 4 komuna, Kërçovën e merr VMRO-DPMNE
1
Fisnik Mela fiton në Dibër
1
Dollnenin e fiton kandidati i VLEN-it përballë kandidatit të VMRO-së
1
Mendi Qyra: Ne ia arritëm, ne fituam dhe qytetarët e vlerësuan këtë (VIDEO)
1
Bajram Rexhepi pranon humbjen në Tetovë: Përgjegjësia për këtë rezultat është krejtësisht e imja

LEXO MË SHUMË

VLEN fiton në 10 komuna, AKI 4 komuna, Kërçovën e merr VMRO-DPMNE

Fisnik Mela fiton në Dibër

Dollnenin e fiton kandidati i VLEN-it përballë kandidatit të VMRO-së

Mendi Qyra: Ne ia arritëm, ne fituam dhe qytetarët e vlerësuan këtë (VIDEO)

Bajram Rexhepi pranon humbjen në Tetovë: Përgjegjësia për këtë rezultat është krejtësisht e imja

Kasami fiton bindshëm, VLEN në Tetovë feston