Nga paraburgimi, drejtori i “Higjienës Komunale” jep dorëheqje

Picture of INA
INA

29/10/2025

Drejtori i NP “Higjiena Komunale”, Sabahudin Rustemi, dje gjatë marrjes në pyetje në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, ka paraqitur dorëheqjen e tij të parevokueshme nga funksioni, informoi avokati i tij, Asmir Alispahiq, njofton 4NEWS.mk.

“Me kërkesë të klientit tim, dua publikisht të bëj të ditur se ai, para gjyqtarit të procedurës paraprake, zyrtarisht e ka deponuar dorëheqjen e tij të parevokueshme nga posti i ushtruesit të detyrës drejtor të Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale”. Ky është një akt moral i tashmë ish-drejtorit, i cili nuk dëshiron që opinioni të mendojë se në çfarëdo mënyre do të përpiqet ta pengojë hetimin”, deklaroi avokati Alispahiq.

Sipas tij, vendimi është marrë pas konsultimeve me mbrojtësit, me qëllim që të sigurohet zhvillimi i papenguar i procedurës dhe të dëshmohet se Rustemi nuk ka asnjë lidhje me veprën që i vihet në barrë.

“Dorëheqja është një hap me të cilin Rustemi tregon se nuk ka ndërmend as të ndikojë, as të pengojë ndonjë procedurë hetimore – shtoi avokati.

Alispahiq theksoi se akuzat kanë të bëjnë me një vepër të rrallë penale – “rrezikim i mjedisit jetësor dhe natyrës përmes mbeturinave”, e parashikuar në nenin 230, paragrafi 1 i Kodit Penal, i cili me ndryshimet e vitit 2023 është zgjeruar me dispozita të reja.

Ai theksoi se Rustemi, i cili ishte emëruar drejtor në shkurt të vitit 2025, disa herë ka kërkuar nga Bordi Drejtues dhe Mbikëqyrës i ndërmarrjes që të sigurohen resurse shtesë, mekanizim dhe punësime të reja, por kërkesat e tij nuk janë pranuar.

Përveç Rustemit, i akuzuar është edhe përgjegjësi për mbeturina në ndërmarrje, Aki Saiti, të cilin gjithashtu e përfaqëson avokati Alispahiq. Të dyve gjykata u ka caktuar paraburgim prej 30 ditësh.

Ata akuzohen për rrezikim të mjedisit jetësor dhe natyrës përmes mbeturinave – vepër penale për të cilën është paraparë dënim me burg./Zyrtare.net/

TË FUNDIT

OVL-UÇK paralajmëron protestën e radhës në përkrahje të ish-krerëve të luftës

Katastrofë ekologjike në Vardar, shishet plastike pushtojnë lumin

Në prag të sezonit dimëror, depot e peletave janë bosh

Dy muaj padrejtësi për dhunën etnike ndaj dy nxënësve shqiptarë në Tetovë, Prokuroria ende nuk ka ngritur akuzë

FSK publikon pamje mbresëlënëse nga gara “Triumfi Dardan 2025” – kadetët e QSU-së tregojnë forcë, disiplinë dhe bashkëpunim ndërkombëtar

Fatmir Limani apel kërçovarëve: Ruajeni nderin familjar!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË