Nga Zvicra, Fatmir Limani shpall kontratën me diasporën: Zhvillim, përfshirje dhe llogaridhënie

Picture of Ina Online
Ina Online

06/10/2025

Në një atmosferë të ngrohtë dhe emocionuese, përballë qindra bashkëqytetarëve të tij në mërgatë, kandidati për kryetar të Komunës së Kërçovës, Fatmir Limani, prezantoi vizionin e tij për një politikë të re, dinjitoze dhe të orientuar drejt zhvillimit të qëndrueshëm. Duke folur në zemër të komunitetit kërçovarë në Zvicēr, Limani nuk i fshehu emocionet përballë atyre që i cilësoi si “vëllezërit e gjakut të Arbnit” – duke i krahasuar me diasporën historike arbëreshe, por me një dallim të madh:

“Ju nuk jeni një degë që është tharë nga largësia, por një degë që mban me jetë edhe trungun e kombit tonë. Ju jeni zemra që pompon gjakun në trupin e atdheut – pa ju, shumë familje në mëmëdhe nuk do të mbijetonin.”- tha para të pranishmive Limani

Në fjalën e tij, Limani kritikoi me tone të forta klasën e vjetër politike, që sipas tij e ka shfrytëzuar dhe harruar mërgatën, duke i përdorur për retorikë nacionaliste e mbështetje financiare, por pa i dhënë asnjë rol real në drejtimin e vendit.

Në qendër të programit të Fatmir Limanit qëndron bashkëqeverisja me mërgatën, të cilën ai e sheh jo vetëm si kontribuuese financiare, por si motor zhvillimi dhe vizioni për të ardhmen e komunës.

Ai prezantoi një plan konkret për përfshirjen e diasporës, që përfshin:

• Ngritjen e Njësisë për Diasporë dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar pranë komunës; Krijimin e një Fondi Zhvillimor të përbashkët, me kontribut nga mërgata dhe komuna; Lehtësira fiskale dhe administrative për investitorët nga diaspora; Organizimin e Forumit Ekonomik Vjetor me mërgatën në Kërçovë; Platforma online për mësimin plotësues të shqipes, për fëmijët e diasporës; Hartimin e një strategjie 5-vjeçare për zhvillim të qëndrueshëm, me përfshirjen aktive të profesionistëve nga diaspora.

“Ne nuk duam që diaspora të jetë e pranishme vetëm gjatë dasmave verore, por të jetë bashkë me ne në çdo vendim, në çdo investim, në çdo hap që ndërmarrim për zhvillimin e Kërçovës. Çdo natë që kthehem nga puna dhe shkoj tek nëna ime, më trishton fakti se shumë prej shtëpive janë të fikura. Ne do ta ndezim dritën e jetës në to. Do ta kthejmë shpresën. Do ta kthejmë jetën në Kërçovë,” – tha Limani.

Në mbyllje të takimit Limani theksoi se zgjedhjet e ardhshme nuk janë një garë për pushtet etnik, por një referendum për zhvillim, dinjitet dhe qeverisje të mirë.

“Është koha që të ndalim hemoragjinë e ikjeve, të ndalim korrupsionin, të ndalim zbrazjen e mëmëdheut nga të rinjtë. Këto zgjedhje janë referendum për rrugë të ndriçuara, për shkolla cilësore, për bashkëjetesë të sinqertë dhe për përparim të barabartë për të gjithë,” përfundoi Limani, duke i kërkuar kërçovarëve në diasporë që të japin besën për ndryshimin e madh.

TË FUNDIT

U qëllua me armë në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja

Zv/ministrja Kaltrina Zekolli Shaqiri inspekton projektet infrastrukturore në Komunën e Likovës

Ramadani dhe Arifi takohen me OEMVP-n: Zhvillimi lokal kërkon bashkëpunim mes sektorit publik dhe privat

Raporti i OSBE-së: Në zgjedhjet lokale në RMV, dominojnë identiteti kombëtar dhe përfaqësimi etnik

Vjosa Osmani: Vuçiqi tentoi ta prishte takimin me fyerje e arrogancë, iu kundërpërgjigjëm me argumente

Nga Zvicra, Fatmir Limani shpall kontratën me diasporën: Zhvillim, përfshirje dhe llogaridhënie

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË