“Një njeri cinik, pa fytyrë, pa karakter”- Pas përplasjes me Osmanin, aktivistja shqiptare nga Sanxhaku sulmon Vuçiqin

Picture of INA
INA

10/10/2025

Ditë më parë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, u përplasën gjatë samitit të fundit në Durrës.

Lidhur me këtë çështje, aktivistja e njohur nga Sanxhaku, Amina Nuraj, përmes një prononcimi për “Bota sot”, ka reaguar me fjalë të forta në mbështetje të Osmanit dhe kritika të ashpra ndaj Vuçiqit.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, nuk është vetëm krenaria e kombit shqiptar, por edhe krenaria dhe ideali i çdo gruaje të arsimuar shqiptare. Një luaneshë! Kjo nuk është hera e parë që ajo “sulmon” Vuçiqin, kjo është hera e njëmijtë, pikërisht kështu duhet të veprojë zemra shqiptare. Të mos lejojmë askënd të na poshtërojë, të na shkelë, të na ndalojë lirinë e fjalës, gjuhës, kulturës dhe kombit. Çdo intervistë të saj, çdo fjalë të saj e shoqëroj me respektin dhe dashurinë time personale dhe të madhe për një grua shqiptare, një luaneshë! Gjithashtu mendoj se znj. Vjosa është një nga presidentet më të mira që ka pasur ndonjëherë Republika e Kosovës!”, ka thënë ajo.

Më tej, Nuraj ka kritikuar ashpër Vuçiqin , duke kujtuar edhe deklaratat e tij që nxjerrin në pah urrejtjen dhe përçarjen.

Dhe sa i përket Aleksandar Vuçiqit, gjithçka pritet prej tij! Sepse ky është njeriu që deklaroi dhe deklarata e të cilit do të mbahet mend për gjithë jetën, e cila shkruan “Për një serb, njëqind myslimanë”. Një njeri që jo vetëm që urren popullin shqiptar, por urren edhe popullin e tij serb. Ai është një njeri cinik, pa fytyrë, pa karakter. Një njeri që nuk është i mirë për popullin shqiptar, boshnjak apo serb”, është shprehur ajo.

Në fund, Nuraj ka bërë thirrje për ndryshim politik, pasi që Vuçiqi promovon luftën.

“Serbia ka nevojë për një njeri të ndershëm, një politikan që do t’u japë shpresë, respekt dhe liri popullit shqiptar, serb dhe boshnjak. Sepse që kur erdhi në pushtet, ai është i vetmi politikan që në fakt po promovon luftën duke u grindur me serbët dhe pakicat në Serbi. Ai nuk është i mirë për Serbinë, e lëre më për Ballkanin”, ka përfunduar Nuraj.

TË FUNDIT

Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari

Spiunët po zbulohen – pse po hesht opozita dhe a do të ndodhte kjo pa Qeverinë Kurti?

“Një njeri cinik, pa fytyrë, pa karakter”- Pas përplasjes me Osmanin, aktivistja shqiptare nga Sanxhaku sulmon Vuçiqin

Përfundon pa gola përballja Kosovë – Slloveni

Franca merr tre pikë me rezultat 3-0

Gjermania me fitore

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË