Kosova ka kaluar dekada të tëra sfidash politike, sociale dhe ekonomike, por rrallëherë ka pasur një udhëheqës që ka ndërmarrë veprime konkrete për të ndryshuar rrjedhën e historisë së saj.
Sipas shkrimtarit shqiptar Petraq Kote, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka dëshmuar se vendi mund të ecë përpara kur udhëheqja është e guximshme dhe e përkushtuar.
Në një analizë të tij, Kote rendit veprimet e Kurtit që, sipas tij, kanë bërë dallimin midis premtimeve dhe realitetit – para dhe pas ardhjes së tij në pushtet. Artikulli titullohet “Për mosmirënjohësit! Për ata që nuk e duan Albin Kurtin në pushtet!” dhe përmbledh një listë të gjerë masash që, sipas autorit, kanë ndikuar në forcimin e shtetit të Kosovës.
Para se të vinte në pushtet, Kurti:
1. Kundërshtoi mbylljen dhe shitjen e fabrikave të Kosovës.
2. Kundërshtoi themelimin e asociacionit të komunave serbe.
3. Kundërshtoi demarkacionin me Malin e Zi, ku Kosova humbi sipërfaqe toke.
4. Denoncoi fryrjen e listave të veteranëve të UÇK-së.
5. Kundërshtoi ligjin që ndalonte ish-ushtarët e UÇK-së të punonin.
6. Kundërshtoi amnistinë për strukturat paralele serbe.
7. Kundërshtoi themelimin e Gjykatës Speciale që e quante UÇK-në “organizatë kriminale”.
8. Kundërshtoi decentralizimin e tepruar të komunave.
9. Kundërshtoi shitjen e distribucionit të KEK-ut.
10. Kundërshtoi projektin “Open Balkan”.
11. Kundërshtoi përfshirjen e “Listës Serbe” në qeveri.
Pas ardhjes në pushtet, Kurti:
1. Hodhi poshtë projektin “Open Balkan”.
2. Siguroi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
3. Ndaloi mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës.
4. Ndaloi referendumin e Serbisë në Kosovë.
5. Ndaloi qarkullimin e targave dhe përdorimin e dinarit serb.
6. E mposhti përpjekjen për aneksim të veriut të Kosovës gjatë ngjarjeve në Banjskë.
7. Mbylli strukturat paralele serbe dhe komunat ilegale në veri.
8. Ndërmori masa kundër Milan Radoiçiqit dhe grupeve të dhunshme në veri.
9. Ktheu pronat e shqiptarëve në veri dhe filloi ndërtimin e shtëpive për ta.
10. Filloi investime të reja infrastrukturore në veri të vendit.
11. Arriti marrëveshjen me MCC-në amerikane, duke siguruar fonde të konsiderueshme për Kosovën.
12. Emëroi gjeneralin Bashkim Jashari në krye të FSK-së.
13. Rriti buxhetin për ushtri nga 38 në 390 milionë euro.
14. Siguroi dronë Bajraktar TB2 dhe pajisje të tjera ushtarake moderne.
15. Ndau shtesa për lehonat dhe fëmijët.
16. Rriti pagat, pensionet dhe pagën minimale.
17. Mbylli laboratorët e drogës dhe të kriptovalutave në veri.
18. Ndaloi privatizimet e dyshimta të tokës.
19. Ktheu terminalet doganore nën administrimin e shtetit.
20. Vendosi faturimin e energjisë elektrike për konsumatorët në veri.
21. Ndaloi vizitat e paautorizuara të presidentit serb Aleksandar Vuçiç në Kosovë.
22. Filloi restaurimin e kullave të familjes Jashari në Prekaz.
23. Nisi projektet rrugore Prishtinë–Pejë, Prizren–Tetovë dhe Prishtinë–Mitrovicë.
24. Realizoi mbi 70 kilometra rrugë të asfaltuara në veri.
25. Rriti buxhetin për bujqësi, blegtori dhe pyje
Në përfundim, shkrimtari Petraq Kote e mbyll shkrimin me fjalët:
“E ç’ka tjetër kemi pritur më shumë? Na fal, Albin!
Dje, me mosaprovimin e Qeverisë Kurti III në Parlament, fitoi Serbia. Sa shumë të mundur prej saj ka aty!”