Noizy del publikisht në krah të Ramiz Lladrovcit, ish-mikut të Don Xhonit

Picture of INA
INA

10/10/2025

Rrjetet sociale janë ndezur pas postimit të fundit të reperit Noizy, i cili ka ndarë një ftesë publike për një aktivitet në Drenas, ku do të marrë pjesë në përmbylljen e fushatës së Ramiz Lladrovcit, kryetarit aktual të komunës dhe njëherësh figurë shumë e njohur publike në Kosovë.

Në shkrimin e bërë nga Noizy, ai e quan Lladrovcin “7 herë kampion i Kosovës” dhe thekson se do të jetë në Drenas për të folur “me gjuhën e kampionit”.

https://www.instagram.com/noizy/?utm_source=ig_embed&ig_rid=fb8c38b8-f2e0-4959-a574-5e53557ddf18

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është fakti se ky postim vjen në një moment kur marrëdhëniet mes Don Xhonit dhe Ramiz Lladrovcit janë prishur prej kohësh, pasi jo shumë kohë më parë Lladrovci e konfirmoi vetë duke thënë që prishja mes tyre ka ndodhur për shkak të një ndërtimi në zonë.

Nga ana tjetër, Noizy dhe Don Xhoni njihen për rivalitetin e tyre të gjatë në muzikë, që ka kaluar shpesh edhe përtej kufijve artistikë.

Të dy reperët janë përballur publikisht me deklarata ku kanë pretenduar titullin e “numrit 1 në hip-hop”, e madje kanë hedhur kunja të ndërsjella në rrjete sociale për njëri-tjetrin.

Tani, fakti që Noizy po del hapur në përkrahje të Ramiz Lladrovcit – ish-mikut të ngushtë të Don Xhonit – shihet nga shumë ndjekës si një veprim simbolik që thellon edhe më shumë rivalitetin mes dy reperëve. Në rrjete po qarkullojnë reagime të shumta nga fansat e të dyve, ku disa e shohin këtë si një lëvizje strategjike nga ana e Noizy-t, ndërsa të tjerë e komentojnë si “provokim të qëllimshëm”.

https://www.instagram.com/don_xhoni/?utm_source=ig_embed&ig_rid=fc6e953e-c6e2-4f79-986d-6e004424eac5

Një gjë është e sigurt – gara e tyre për dominim në muzikën shqiptare dhe në vëmendjen e publikut vazhdon me të njëjtin intensitet, tani edhe me një tjetër element për t’u komentuar. /Prive By Liberta Spahiu

TË FUNDIT

Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari

Spiunët po zbulohen – pse po hesht opozita dhe a do të ndodhte kjo pa Qeverinë Kurti?

“Një njeri cinik, pa fytyrë, pa karakter”- Pas përplasjes me Osmanin, aktivistja shqiptare nga Sanxhaku sulmon Vuçiqin

Përfundon pa gola përballja Kosovë – Slloveni

Franca merr tre pikë me rezultat 3-0

Gjermania me fitore

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË