Rregulla të reja për udhëtim në vendet e BE-së nga 12 tetori, MPB: Do t’i informojë qytetarët në kohë

Picture of Ina Online
Ina Online

09/09/2025

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar se do të informojë me kohë qytetarët për rregullat e reja që do të vlejnë për udhëtimin në vendet e Bashkimit Evropian, me qëllim që të mos krijohen vonesa në pikat kufitare.

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, tha sot se janë në komunikim të vazhdueshëm me partnerët evropianë dhe se, sipas rregullativës aktuale, qytetarët do të duhet të plotësojnë aplikacione online për hyrje. Ky proces, siç u tha, do të zgjasë pak minuta, por do të ketë vlefshmëri dyvjeçare.

“Sipas rregullave të BE-së, aplikacioni do të plotësohet online. Do të marrë pak kohë, por do të vlejë për dy vite. Kur të kemi informacion zyrtar nga BE-ja, ai do të ndahet menjëherë me qytetarët tanë. Është detyrimi ynë t’i njoftojmë plotësisht për të shmangur pengesat në kufi,” deklaroi Janev.

Sistemi i ri i hyrje-daljes (EES) do të nisë më 12 tetor 2025 dhe do të zbatohet gradualisht brenda gjashtë muajve në 29 vende evropiane (25 anëtare të BE-së të zonës Shengen, plus Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra). Implementimi i plotë pritet të nisë më 10 prill 2026, kur do të fillojë edhe llogaritja elektronike e ditëve të qëndrimit në BE.

Ndërkohë, për sistemin tjetër, ETIAS, ende nuk kërkohet ndonjë veprim nga udhëtarët. BE do të informojë me kohë për datën e saktë të fillimit të tij.

TË FUNDIT

Lëvizja Arbëria me Orhan Ibrahimin i bashkohet VLEN-it në Likovë

Mexhiti: Sedat Bislimi është kandidati më i mirë dhe do ta ketë mbështetjen tonë

Serbia kërkon nga UEFA të ndryshojë stadiumin për ndeshjen ndaj Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit 2026

Ja kush do t’i prijë listës së ASH në Kumanovë

Albin Kurti: Si u vra arkitekti dhe urbanisti Rexhep Luci?

Gjenerali gjerman që i dha 30 minuta ushtrisë serbe për t’u larguar nga Kosova

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË