Rrëfimi i Mendi Qyrës që sfidoi burgun dhe padrejtësinë…

Picture of INA
INA

22/10/2025

Shkruan: Mendi Qyra

Unë nuk vij nga politika. Vij nga jeta reale, nga një rrugëtim plot sfida që më ka mësuar të mos dorëzohem kurrë.
Në vitet ’80, si student në Prishtinë, u përjashtova nga fakulteti dhe u burgosa nga policia serbe për shkak të bindjeve të mia dhe pjesëmarrjes në demonstrata, gjatë të cilave u plagosa. Në vitin 1982 u arrestova sërish por kësaj radhe në Maqedoninë e Veriut, ku u mbajta si i burgosur politik, për shkak se ngrita zërin për çështjen kombëtare dhe kërkova të drejtat e shqiptarëve. Edhe pasi përfundova studimet, për shtatë vite nuk më dhanë asnjë vend pune.
Isha i detyruar të zgjedh: të largohem apo të krijoj vetë mundësinë time. Vendosa të mos iki. Vendosa të ndërtoj. Nga asgjëja, hapa një biznes ndërtimtarie që sot punëson qindra bashkëqytetarë. Me shumë mund, ngrita edhe një klub futbolli që dy herë është shpallur kampion i vendit, Struga Trim&Lum, një ëndërr që dikur dukej e pamundur.
Strugën e dua mbi gjithçka. Zoti e ka falur me bukuri të rralla dhe me njerëz të mençur, punëtorë e zemërbardhë. Dhe gjatë gjithë suksesit tim, kam qenë gjithmonë pranë qytetit tim, me mbështetje për ngjarje kulturore, bursa studimi për të rinjtë dhe aksione bamirësie që i kemi realizuar së bashku.
E them këtë jo për t’u mburrur, por për të treguar se kur beson dhe punon me përkushtim, edhe e pamundura bëhet e mundur.
Sot, arsyeja pse kandidoj për kryetar të Strugës është e thjeshtë: dua që e njëjta energji, e njëjta këmbëngulje dhe i njëjti përkushtim të kthehen në zhvillim për qytetin tonë. Struga meriton ujë të pijshëm, rrugë të rregullta, kanalizim funksional, transport publik dhe vende pune për të rinjtë.
Unë besoj se së bashku mund ta bëjmë këtë realitet. Ashtu siç nuk u dorëzova për veten time, nuk do të dorëzohem as për një Strugë NDRYSHE.
Ky është premtimi im. Ky është vizioni ynë.

TË FUNDIT

Ramadani pas mbledhjes së kryesisë së ASH-së: AKI është koalicioni fitues i votës shqiptare

Formimi i Qeverisë Kurti 3, kjo parti konfirmon votën PËR

Arsim Dalipi: Jemi të parët me 8 këshilltarë, do ta vazhdoj betejën për Strugën

VMRO dhe LSDM me 5 ankesa për Çashkën! Fituesi Shaqiri: S’ka parregullsi, i bëjnë në baza etnike

Afat deri të dielën për Kurtin/ Ja tre skenarët që paralajmërohen për Kosovën

Rrëfimi i Mendi Qyrës që sfidoi burgun dhe padrejtësinë…

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË