Taravari: Omer Ajdini ishte i gatshëm të kandidoj edhe me koalicionin me BDI, por ja çka thotë Ajdini

Picture of INA
INA

27/09/2025

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deklaroi se disa nga figurat aktuale të koalicionit VLEN kishin shprehur gatishmëri për të marrë mbështetjen e BDI-së në zgjedhjet për komunën e Likovës.

Në emisionin “Debat në SHENJA”, Taravari përmendi konkretisht Nexhmedin Sadikun, kandidatin aktual të VLEN-it për Likovën, si dhe Omer Ajdinin.“Nexhmedin Sadiku, kandidati për Likovë, erdhi në zyrën time dhe tha se mund të jetë kandidat i pranueshëm edhe për BDI-në, edhe për Aleancën. E njëjta gjë vlen edhe për Omer Ajdinin. Para disa ditësh, në një restorant në Shkup, në prani të dy shokëve të tij, e pranoi se kishte qenë i gatshëm të dilte si kandidat i përbashkët me BDI-në,” u shpreh Taravari.

Ai gjithashtu përmendi rastin e Rexhail Qerimit, duke theksuar se në atë kohë Izet Mexhiti ishte nënkryetar i BDI-së dhe sipas tij, nuk kishte ndërmarrë asnjë hap për ta kundërshtuar mbështetjen ndaj kandidaturave të tilla.

Por Ajdini përmes një postimi ka shkruar si më poshtë:

”Unë asnjëherë nuk i kam thënë askujt “po, pranoj të dal kandidat me BDI-në”, dhe këtë e dijnë të gjithë.

E vërtetë, e kam menduar dhe e kam analizuar këtë ofertë pasi që më është oftuar, dhe e kam thënë “ta mendojmë dhe të shofim”, sepse ka pasur argumente pro dhe kundër.

Mirëpo në fund, pas çdo analize dhe konsultimi, më ka thirrur ndërgjegja dhe më ka thënë: asgjë nuk vlen më shumë sesa dy gishta ftyrë, unë kandidat me BDI-në JO!”, theksoi Ajdini.(INA)

TË FUNDIT

PSE NUK DUHET NJOHUR PALESTINA

Sondazhi i ri: Ja si qëndrojnë partitë politike në Maqedoni

Bilall Kasami e Bajram Rexhepi, bashkë në kafe!

Taravari: Omer Ajdini ishte i gatshëm të kandidoj edhe me koalicionin me BDI, por ja çka thotë Ajdini

Presidentja Osmani pas takimit me Trump: Kosova gjithmonë në krah të SHBA-së

Sllovakia ndryshon kushtetutën, njeh vetëm dy gjini, mashkull dhe femër

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË