Omer Ajdini jep dorëheqje nga ASH

Picture of INA
INA

22/09/2025

Omer Ajdini, ish-sekretar për Marrëdhënie me Jashtë në Aleancën për Shqiptarët, ka shpallur largimin e tij nga partia duke e cilësuar këtë vendim si akt të dhimbshëm, por të pashmangshëm.

Në një reagim publik, Ajdini shprehu dëshpërimin e tij të thellë për drejtimin që ka marrë ASH-ja, e cila sipas tij, “shpresën për ndryshim e ktheu në zhgënjim, ndërsa ëndrrat i shtypi me të dyja këmbët”.

“Që vjen dita me ardh Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Likovë, bashkë me Ali Ahmetin, dhe pas 8 vitesh keq-qeverisje të Erkan Arifit dhe 20 vitesh keq-qeverisje të BDI-së, me u kërku anëtarëve të ASH-së ta votojnë Erkan Arifin, unë nuk e kam besuar.

Kam pranuar të jem Sekretar për Mardhënie me Jashtë, edhe përkundër dëshirës sime dhe angazhimeve të shumta profesionale, vetëm e vetëm që ta ndërtojmë një parti që do të jetë shpresë për ndryshim. Një parti që do të qëndrojë në vijën që e kemi pasur gjithmonë. Por shpresën time e kthyen në zhgënjim, ëndrrat tona i shtypën me të dyja këmbët. Kjo nuk është partia që unë kam shpresuar ta shoh, partia që kam dhënë mund që ta ndërtojmë.

Prandaj unë më nuk jam as Sekretar për Mardhënie me Jashtë dhe as anëtar i ASH-së, e me këtë as anëtar i ndonjë partie tjetër.

ASH-ja e vërtetë për mua mbetet ajo organizata që dikur na mblodhi tok me ballin lartë plot krenari, në luftën kundër të keqes dhe me zemrat plot shpresë për ditë më të mira. Atë organizatë, me ata të rinj fisnik dhe të ndershëm do ta mbaj në mendjen dhe zemrën time gjithmonë, si shtëpia fisnike e plot njerëzve të ndershëm dhe të zotë, të cilët do të mbeten shokët e mi të përjetshëm.

Unë atë që e kam pështy nuk e lëpij, për asnjë çmim dhe me asnjë justifikim.

Politika para se gjithash kërkon fytyrë dhe moral, dhe unë këtë nuk jam në gjendje t’ja falë askujt.

TË FUNDIT

Mexhiti nga hapja e shtabit në Dizhon 2: VLEN do të vendosë vulën e suksesit në Çair, është koha për ndryshim të vërtetë

Omer Ajdini jep dorëheqje nga ASH

Thaçi: I kam ra pishman që hyra te Fronti Europian, ata që nuk e mbajnë fjalën janë horra

Mesazh i fuqishëm në drejtim të Rusisë: Amerika do ta mbrojë çdo centimetër të vendeve anëtare të NATO-s!

Ikja e Enver Petrovcit – Kujtohen fjalët e tij për Kurtin: ‘Albinin e duan të gjithë’

Rafuna: U largua nga kjo botë për një tjetër më të mirë inshaAllah

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË